VIDEO/ Oscar godet me top dy kundërshtarë, shpërthen sherr masiv në Kinë

Gazeta Dita

Ish-mesfushori i Chelsea, Oscar ishte sot fajtor në nxitjen e një sherri masiv në fushën e lojës gjatë ndeshjes së përfunduar në barazim 1-1 mes Shanghai SIPG-Guangzhou R&F.

Oscar i cili që nga transferimi i tij në Kinë në janar të këtij viti, vijon të përjetojë fate të ndryshme me kulmin e prekur sot, kur ka nisur një sherr masiv në stadiumin “Yuexiushan”. Pasi shërbeu për bashkëkombasin e tij Hulk, për shënimin e golit të barazimit, Oscar u duk se humbi gjakftohtësinë.

Kur pritej të përfundonte pjesa e parë, Oscar ka goditur me top jo një por dy kundërshtarë të tij, çka ka nxitur një përplasje mes futbollistëve të dy skuadrave.

Futbollistët e Guangzhou reaguan egërsisht ndaj brazilianit, për gjestin e këtij të fundit, duke e shtrirë atë në fushë, për të vijuar pastaj me përplasjen mes 22 futbollistëve që ishin në fushë, por edhe atyre në pankina, sikurse dhe të stafeve përkatëse.

Sikurse dëshmohet nga fotot dhe pamjet filmike, një seri grushtesh e shkelmash janë shkëmbyer në turmë, ndërkohë që futbollistët e Shanghai kujdeseshin edhe për të mbrojtur Oscar, që qëndronte ende i shtrirë në fushë.

Kur futbollistët e dy skuadrave u ndanë, arbitri ndëshkoi me karton të kuq nga një futbollist për secilin ekip, por çuditërisht, Oscar, që ishte shkaktari i gjithçkaje i shpëtoi dënimit. Në barazim numerik, asnjëra nga skuadrat nuk mundi dot të gjejë golin e fitores në pjesën e dytë, për të mbyllur gjithçka në ekuilibër, 1-1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *