Kryeministri Rama vijoi turin elektoral të dielën në mbrëmje në Korçë, me mitingun përmbyllës të fushatës në këtë qytet.
Duke marrë fjalën në takim Rama tha se, sot gjithkush e sheh ndryshimin që ka pësuar Korça në këto 44 muaj, është transformuar në rrugën e zhvillimit, ndaj theksoi ai, “të gjithë qytetarët e qarkut Korçë dhe të Pogradecit të shkojnë të votojnë më 25 qershor, si patriotë, sepse ne do të bëjmë në 4 vitet e ardhme më shumë se çkemi bërë gjatë këtij mandati qeverisës, jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë”.
“25 qershori të na bashkojë si shqiptarë në një komb nën flamurin kuq e zi”, tha shefi i qeverisë.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri shpjegoi se, marrëveshja me Partinë Demokratike na duhej për t’i dhënë një mundësi këtij vendi, ndaj ndasive që e kanë mbajtur peng këtë popull, politikanët e ngjyrave të ndryshme.
“Bashkohuni me ne, tha Rama votoni më 25 qershor Partinë Socialiste për të bashkuar bindjen që ky vend bëhet”.

Me patriotizem bere kualicion me Ilir meten ne 2013 ?
Me patriotizem bere kualicion me Lulzimen ne 2017 ‘
Me patriotizem hape 300.000 vende pune ?
Me patriotizem i fute fukarenjte ne burg se kishin vjedhur korentin ?
Apo me patriotizem nuk denove Saliun dhe Fullanerine ?