Ka zgjatur një orë e gjysmë takimi mes drejtorit sportiv të Milan, Mirabelli dhe Alessandro Lucci, menaxheri i portierit të Genoa, Mattia Perin. Ky i fundit ka pranuar ofertën e klubit kuqezi dhe është bërë si ndërmjetës mes palëve për të arritur marrëveshjen. Mësohet se Milan do të paguajë menjëherë 8 milionë euro dhe plot 6 milionë euro të tjera në formën e bonueseve.
Perrin ka luajtur 110 ndeshje me Genoa dhe 1 me kombëtaren italiane. Më 10 nëntor do të mbushë 25 vjeç Milan ka kërkuar një lloj garanci për gjendjen fizike të portierit, që vjen nga dy dëmtime të rënda.
Talenti i tij nuk diskutohet dhe shihet si kandidat edhe për kombëtaren italiane, por Milan refuzoi të paguante 15 milionë sa kërkoi Genoa, por gjeti një gjuhë të përbashkët me presidentin Enrico Preziosi.
Në këtë mënyrë, Milan ka gjetur pasardhësin e Donnarumma. Sipas drejtuesit Mirabelli i takon trajnerit Montella të vendosë portierin titullar, duke qenë se Donnarumma do të qëndrojë edhe për një sezon, pavarësisht se nuk ka rinovuar me klubin. Megjithatë, tani është logjike që “basti” i klubit do të jetë 24-vjeçari Perrin.
