Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Ç’ne ndryshim o Sal ‘mbrekudhia’?

Ti shoku Sali,
s’je një Don KiShot,
po me kët parullë,
ja ke futur kot!

Ja ke futur kot,
Sali kryetrimi,
kur thua çdo çast:
“Ne jemi ndryshimi!”

Nëse me ty ndodhi,
këtu mrekullia,
pse duhet ndryshimi,
tani xha Salia?!

Pse duhet ndryshimi,
më thuaj o dreq,
zakonisht ndryshon,
një gjë që shkon keq!

Gjersa me gjermanin,
vendi krahasohet,
i gjithë ky galop,
përse të ndryshohet?!

Që me gjithë miletin,
të jem i përpiktë,
ka slogan’i Salës,
goxha kontradiktë!

Këtë lloj slogani,
hajde ta kuptosh,
edhe je kampioni,
edhe do ndryshosh?!

Ndryshimi do ndodhi,
ndryshe bëhet njëra!
Po ç’bëre o Salë,
tetë vite të tëra?

Gjer tani na lodhe,
progres e zhvillim,
pse në treg e hodhe,
trendin për ndryshim?

Të qenë të vërteta,
Ç’ke thënë nga fillimi,
do kishe sloganin:
“Ne jemi vazhdimi!”

Dhe kjo gjë do qe,
një parullë normale,
kur ti ke arritje,
kaq fenomenale!!

Kaq fenomenale,
sa t’i di dhe Zoti,
ndaj fjala “ndryshim”,
duket fjalë idioti!

Duket fjalë idioti,
nga ndonjë i pirë,
fol mor, pse ndryshim
kur jemi kaq mirë?!

Nga të katër anët,
parulla fut ujë!
Ç’na e reklamoni,
me zhurmë e me bujë?!

Po në mijëra veshë,
qarkullon e thëna,
arritjet e Salës,
s’janë të mirëqena!

Janë frutë fantazie,
tatuazhi-grimi,
ndaj Salës i thanë:
“Të duhet ndryshimi!”

Të duhet ndryshimi,
po shumë mos u ngut,
se gjer sot ke bërë,
për vendin një m..t!

Share This Article
8 Comments
  • ….nuk ju kasha njohur me pare…BRAVO…Ju lutem shkrani dicka dhe per ”pederastin”Arian Cani qe I hoqen pas skene jelekun antiplu Berishes ,i mesuan dhe ca vjersha bajate,i lane dhe b….n dhe e futen brenda duke e pershendetur si te ishte lavire bulevardi
    ,

  • shume e goditur.O Beni,po ku ka fantazi Saliu te gjeje slogane,ia kane thene keshilltaret e Podestas,atyre ua ka thene ndonje tjeter,rrezik del ne fund fare qe sloganin e Saliut e ka shpikur Nastradini

  • E keqia qendron tek ty mark mos je edhe ti komunist qe e lexon megjithate dashur pa dashur u bere i njembedhjeti qe e lexon

  • 20 vet që dikush leh pa pushuar, 20 vjet që një popull po shbëhet, 20 vjet që një popullpo e deprosiononjnë për ta asgjësuar. Kush na mbron. ne po kalojmë në pa aftësi mendore për tu mbrojtur,Unë ja agronom dhe brënda erudicionit tim kuptojse: 1-nevej kosppirativët kundër shqiptarë npon na ushqejnë me OMGJ, e cila gaada organizmin e defjenerin.
    w2-Ne ushqehemi me hormone që është vdekje be gadaltë për grat që nuk i lë të bëhen nëna,
    3-Komplloti botror kundër shbërjes së shaippërib don t a shbëj si popull që ta futi plotësisht ndën nhundrën sërbo greke dhe taq lugujdojë këtë opouul të bukur, Beza mbështetëse e kësaj tradegjie është dhe Oliggarkia e Dukatit e cila e krzen punën e shejtanit nëpërnjet drejtimit të ish sigurimsava, piramidës së Partis dhe oligarkëve.,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *