Në zgjedhjet e 25 qershorit rrezikojnë të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës rreth 700 votues në bashkinë Shkoder dhe disa bashki në veri të vendit.
Privues mbetet fenomeni i gjakmarrjes, ku mbi 170 familje jetojnë në kushte e ngujimi, raporton Ora News.
Kryetari i Misionit të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani, apelon që të ndërhyhet duke u marrë masa nga strukturat shtetërore, ndërsa shton se është i gatshëm të bashkëpunojë me shtetin për këtë problem.
Shullani thekson se këto familje jetojnë në kushte mjaft të rënda, ndaj shteti dhe shoqëria ketë nuk duhet ta harrojnë.
Vitin 2017 ai e cilëson si te parin vit qe nuk ka vrasje për hakmarrje.
Kryetari i Misionit të Pajtimit të Gjaqeve kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të krijojë kushtet që edhe familjet ne hasmëri, te votojnë më 25 qershor.
Edhe në zgjedhjet e shkuara ka patur shumë familje që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje qendrore apo lokale për shkak të këtij fenomeni.

O Nikoll paske emer Malazes, mos u lodh ti per keto pune, i zgjidh Vltana me Drejtorin e Ujesjelles-Kanalizimeve