Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, kërkoi sot shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore. Zoti Demiraj tha se po bashkëpunon ngushtë me prokurorinë për të zbardhur krimet elektorale, dhe se policia ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor sa më të rregullt.
“Incidentet e ditëve të fundit në dëm të veprimtarëve politikë të LSI-së gjatë fushatës zgjedhore po hetohen me intensitet nga policia, që të zbardhen sa më parë, për të kthyer sa më shpejt qetësinë në fushatën zgjedhore” – deklaroi për “Zërin e Amerikës” ministri i brendshëm, Dritan Demiraj, i cili theksoi angazhimin e forcave të rendit për të përmbushur detyrat kushtetuese dhe ruajtjen qetësisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
LSI ka kërkuar largimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në qarqe. Nga ana e tij, ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.
Zoti Demiraj thotë se bashkëpunimi i policisë me prokurorinë në zbardhjen e incidenteve ka qenë shumë i mirë, dhe të dy institucionet i kanë ftuar qytetarët të denoncojnë cdo përpjekje për manipulim të zgjedhjeve. Ministri i brendshëm i Shqipërisë tha se marrëveshja e fundit Rama-Basha ka ndikuar pozitivisht për një fushatë sa më të qetë dhe nga ana e tyre forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor normal./VOA

Drejtori i Policisë së Shtetit ka treguar që di të drejtojë shumë mirë punën e tij duke treguar gadishmërinë e plotë të Policisë së Shtetit në mbrojtje tëcdo mbështetesi, simpatizanti, përfaqësuesi apo drejtuesi të kujdo partie politike qofshin ata. Nxitja e gjuhës së urrejtjes mes qytetarve apo mbështetësve politik destabilizojnë vendin dhe kjo nuk I shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Eshte shume e rendesishme qe policia po qendron afer cdo qytetari. Eshte e gatshme te jete afer tyre dhe te ndaloj cdo incident.
Po qa thua ore “teknik”?!Vertete e ke kete qe do te vazhdosh me shkarkime?!Po ti edhe nje jave dhe do shkarkohesh per vete ca do te shkarkosh ti tani?!
Asnjë forcë politike nuk duhet te akuzoj policinë gjatë fushatës zgjedhore apo te hedhi balte mbi profesionalizmin e plotë te tyre
LSI e ka te sigurte humbjen edhe me planet e saj del te beje deklara te rrema,ben thirrje per arme,por I mund ta votoj kete parti qe shfaq hapur vetem dhune
Policia ka treguar vtm gatishmeri kshuqe nuk ka PSE
Te preket nga deklarata e partive n zgjedhje
Ministri Teknik , Supozoheshe qe u vendos per te dhene nje drejtim te duhur por ja ai dhe opozita e tij e perjetshme tregoi edhe njehere te vetme qe nuk eshte e afte te drejtoje nje shtet dhe ti japi mireqenien e duhur dhe drejtimin e merituar .
Policia është në mbështetje të plotë të qytetarve dhe gjithë komunitetit për të neutralizuar dhe shmangur cdo lloj incidenti që mund të përbëjë rrezikshmëri për jetën, shëndetin e qytetarve në këtë kohë tensioni politik në prag të zgjedhjeve.
prokuroria dhe poilicia po realizojne nje bashkepunim te kenaqshem dhe asnje sdueht te nderhyje ne kete pune qe po ndertohet dita dites dhe asnje thirje oligarke sduhet te kete vende ne kete pragzgjedhjesh..
LSI e kokelopes Meta kerkon largimin e Shefiy te madh te Policise se Shteti Cako dhe te shefave neper qarqe per areyen e vetme se po kryejne me korrektese si[pas ligjit dtyrat e angazhimet e POLICISE ne kete fushate zgjedhore.
LSI dhe Kokelopes Like i jane prere duart per te blere vota dhe per te bere presione force, per te stepur dhe trembur votuesit.
Likja, apo sic e therresin ne shtepi Novruzi me loje te paster dhe te ndershme shkon tek ura e Tares, apo tek Rexhepi qe ka shitur domate te kalbura tek “Pazari i Ri”.
Vetem ju kep pak kohe krimineleve asgje me shume. Per cdo incident duhet dhene doreheqja sipas ketyre qe vete nuk e japin as ne gjendje te jashtezakonshme
http://www.gazetadita.al/investigimi-stimulante-dhe-hormone-te-shalqiri-dhe-domatja/Po per kete helmim qe me ndergjegje nga rendja pas lekeve te piset e fermerve,po i shkurtohet jeta brezave qe vijne,a ka nonje pergjegjesi ligjore aqe dhe njerezore?Une besoj se duhet e kete se futet tek aktet terrorriste vdekje te nganalshme kundrejt nje populli liridashes qe ju besoje voten.Uroj qe te leshe gjurme te mira si antare i nje qeverie “teknikesh’,por jo produkt i politikave te rendjes pas lekev te piset e pushtetve pa kufi me c’do forme e cmim.Deshiroj t’u shoh si minister ne qeverine erdhshme,kjo mbetet ne duat tuaj.