Basha në Lushnjë: Rama duhet të kërkojë falje, në 25 qershor jepini një timon lodër

Gazeta Dita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se sot shumica e qytarëve duan të ikin dhe sipas tij emigrimi masiv është vepra më e madhe e Ramës.

“Jemi në kongresin e dytë të Lushnjës në këtë shesh. Një bashkim i jashtëzakonshëm për të flakur republikën e krimit dhe të mashtrimit. Do i themi ndal largimit nga vatrat tona dhe emigrimit masiv nga vatrat tona. Emigrimi masiv është vepra më e madhe e Ramës.

Ai nuk mbajti asnjë premtim dhe 56% e qytetarëve duan të largohen. Sot duhet të ishte ora kur Rama duhet të kërkonte falje. Pse nuk ju tregoi pse rriti taksat dhe çmimin e energjisë?

Nuk ju shpjegoi asnjë nga këto vendime, pasi ishin vendimet e tij. 4 vite kohë dhe nuk mori asnjë vendim për qytetarët, por për veten e tij. A ishte ai që 4 vite më parë tha se 97% nga ju do paguajnë më pak taksa”-tha Basha.

Ndër të tjera, kreu i PD u shpreh se Rama bën të njëjtat premtime që ka bërë edhe 4 vite më parë. Sa i përket timonit të qeverisë që përmend Rama, kreu i PD tha se të dielën qytetarët do i japin një timon kalamajsh.

“Rama thotë se pastruesja nuk mund të paguajë taksa sa kryeministri, të njëjtën gjë që ka bërë 4 vite më parë. Sot bredh anembanë Shqipërisë pa plan, por me dëshirën për të mbajtur timonin. Shqiptarët do i japin të dielën timon prej kalamajsh dhe timonin do e mbajnë vetë. Kryeministri i ri do ndezë timonin e ekonomisë në Lushnjë dhe nuk merret me lojërat me timon”-tha Basha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *