Rama nga Fieri: Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do jetë radha e politikanëve

Gazeta Dita

Partia Socialiste ka organizuar një miting të madh sot në Fier, nga ku kryeministri Edi Rama kërkoi votën e fierakëve për të vazhduar reformat, e më kryesoren atë në drejtësi. Ai tha se pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar është radha e politikanëve dhe zullumeve të mbuluara në 25 vite.

“Sot këtu në Fier dua t’ju them se është një moment historik për Shqipërinë. Më 25 qershor flamuri kuq e zi është në udhëkryq ose do e marrim atë të bashkuar pa dallim bindjesh politike dhe ta çojmë në oborrin e Europës së bashkuar ose do mbetemi të ndarë nën flamujt e lloj-lloj partive të cilat që nga viti 1991 vijnë para jush sa herë ka zgjidhje dhe përsërisin të njëjtën gjë, taksat për tokë dhe shpenzimet në hava.
Shqipëria vuajti për çerek shekulli nga kjo recetë, dhe njerëzit që flasin gjithë ditën për ju dhe punojnë natën për veten. Ne jemi të bindur se nëse duam ta rrisim ekonominë mbi 5%, nëse duam ta ulim papunësinë në një shifër të vetme, na duhet të vazhdojmë përpjekjet për të bërë shtet.

Na duhet të vazhdojmë mbi këto themele që kemi hedhur.  E dëgjuat Lulin dje çfarë tha? E tha me dashje apo pa dashje, ia nxori goja tha një të vërtetë që duhet ta marrin vesh të gjithë shqiptarët. Më 25 qershor tha nuk do votoni për reformën në drejtësi se me demek kjo qenka punë e kryer.

Mos e merrni lehtë, vota e 25 qershorit është që të vazhdojë reforma në drejtësi.
Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do jetë radha e politikave dhe zullumeve të mbuluar në çerek shekulli”, deklaroi Rama.

 

Share This Article
7 Comments
  • Ti sje ne gjendje te kontrollosh hipotekat qe jane nen varesi te ministrive te tuaja dhe jo denosh gjykatesit e prokuroret e aq me teper politikanet shoket e tu.Vetem vjedhesit e energjise i denove por me ndihmen e atyre qe ti kerkon ti denosh.

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    O Edvin kristaq Rama,nese ju e keni me te vertet se do te vendosni pikat mbi I-ne,pra do te ndertoni shtet,jo tuj terrorrizuar popullin sikur eshte bere deri me sot,por duke vendosur ne bangen e akuzes peshkaqenet e polities shqiptare ne dite e vite,,ju do te merrni shumicen,por dije se nese ju mashtroni sikurse e keni mashtruar deri me sot nen justifikimin e Metes se supekorruptuar dhe kriminalizuar ne dite e vite,GABOHESH”.O edvin do te jemi po ne qe do te japim pshtetet,do te rrezojme shume shpejt,por me nje fund te turpshem,te shpejte dhe pa kthim.Kohes se mashtrimit i shkoje koha,perderisa SOVRANI, USA dhe BE-ja kerkoje me force Reformen ne Drejtesi dhe Dekirminalizimin.Beson,konsulta me Nanon te len shije te keqe si ne popull dhe tek miqte tane,Nano tashme eshte nje karte e superdjegur qe duhet ndeshkuar per bemat e tije sa kiriminale aqe dhe korruptive,dhe per kete ti je i bindur,aqe me teper Blushi qe udhetonte me makinen e tije,ate nate me shi nga Durresi per ne Tirane ku i mori jeten nje te pafajshmi,dhe me e keqja nuke i dha ndime ,por e hodhi si qen ne kanal dhe mos mendo te mashtrosh,se nga askushi erdhet ne askush do te shkosh por me turp dhe pa kthim.

  • Vetingun duhet ta kalojne stafet e gazetave(gazetaret)te gjithe profesoret e akademiket mesimdhenes.Ne asnje vend te botes gazetaret nuk jane aq te pasur sa gazetaret shqiptar.Nga ku (rroga) dhe pse jane kaq te pasur?

  • Jepi kryepsiko! Tallu me delet e grigjes se keta perseri ty do te votojne! Tashme jane shnderruar ne kavje pavlloviane.

  • O Rama ju keni mbaruar si njeri e flisni dengla.Politikanet duhej te denoheshin perpara se ju i ken mbajtur per tu mbrojtur.Mas 25 qershorit te duket e embel tu lejojn te shkoni ne Surrel.Vendi juaj eshte burk per cfar i ke bere kti populli qe kur ishe minister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *