Te Tirana prisnin që Shorti në raundin e parë eliminator të Europa Leagues të rezervonte një kundërshtar disi më të lehtë në letër, pasi Maccabi i Telavivit konsiderohej ndër më të vështirët në vazon e skuadrave favorite. Futbollistët stafi teknik dhe ai drejtues e kanë të qartë që vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë Tiranën në raundit e tij të këtij kompeticioni. Trajneri Ze Maria nuk pranoi të jepte një koment për shortin pasi kërkoi pak më shumë kohë për ta njohur më mirë skuadrën, ndërsa kapiteni Erando Karabeci u shpreh se rezultati i goglave nuk ishte ai që prisnin bardheblutë. Gjithsesi 28-vecari mendon se bardheblutë mund të bejnë një paraqitje të mirë, për faktin se do të luajnë pa presionin e kualifikimit. Për shumë nga të rinjtë e Tiranës do të jetë një shans për t’u provuar në një nivel më të lartë futbolli. Sa i përket të ardhmes, Karabeci la të kuptohet që bashkëpunimi i i tij me 24-herë kampionët e Shqipërisë mund të vijojë edhe në kategorinë e parë. Përsa u përket përgatitjeve, trajneri Ze Maria ka vijuar punën me një grup të reduktuar. Përvec, Teqes, Gilman Likës dhe Takut, klubi ka ndërprerë marrëdhënit edhe me Cisene, Romuald dhe Edeh. Merveill ishte afrikani i vetëm në stërvitje, ndërsa Aquah pritet t’u bashkohet ekipit në ditët në vijin. Me shumë mundësi edhe Moise mund t’i ketë dhënë fund aveturës me bardheblutë. Në orët e pasdites, kur duhej të përpilohej lista e futbollistëve për pjesëmarrjen në Europa League Tirana ka firmosur kontratë 3-vjecare me sulmuesin e kombëtare së Uguandës Yunus Sentamu dhe brazilianin Ëellyson Luis de Oliverian. Të dy këta lojtarë do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e Europa Leagues
