Bashkëpunime të reja në qiell!

redaktor

 

Mistral Air, kompania ajrore Italiane e cila operon prej vitit 1981 dhe është anëtare e IATA nga janari 2016, në kuadër të projektit të saj për zhvillimin e destinacioneve te reja,  për të ofruar  fluturime me distanca të shkurtra  brenda Italisë dhe fluturime me distanca te gjata , është e lumtur t’i prezantojë tregut dhe klientëve të saj, bashkëpunimin e ri me kompaninë ajrore Blue Panorama Airlines.

Blue Panorama Airlines, themeluar më 1998 dhe anëtare e IATA nga viti 2002, dhe operon fluturime me distanca të gjatë dhe nën markën low cost  blue -express  fluturime me të shkurtëra dhe të mesme , ka pritur me entuziazëm mundësinë e bashkëpunimit me Mistral Air, duke e ndarë së bashku interesin për të ofruar për  tregun italian fluturime  në tregun e brendshëm  që në  ditët e sotme në Itali nuk shërbehet në menyrë të përshtatme.

Ky partneritet i ri parashikon  që nga 1 korrik 2017, aktivizimin e marrëveshjeve për fluturimet e perbashkëta , të cilat do të mbulojnë tregun e brendshëm (Italine) , operuar nga Mistral Air me një flotë moderne përbërë nga avionë ATR-72, të cilët do të lidhin aeroportet më të rëndësishme rajonale të gadishullit si Firence, Parma, Pescara, Bari drejtuar për në Sardenja (Olbia dhe Cagliari), Palermo, Katania,I shujt Lampedusa dhe Pantelleria) si dhe fluturime me fqinjët  jugun e Francës si  Nice dhe Marseille.

Por jo vetëm kaq , interes për tregun Shqiptar është se duke filluar nga 1 korriku 2017, ky partneritet i ri do të përfshijë gjithashtu edhe  disa fluturime drejt Shqipërisë (Tiranë).

Mistral Air, falë  marrëveshjes së nënshkruar me Blue Panorama, që operon  në tregun shqiptar prej gati 4 vjetësh e kthyer tashmë në një urë lidhëse me fluturimet e saj drejt 16 destinacioneve  italiane, ndër të cilat ka dhe  destinacione  të mëdha e  të rëndësishme në Italinë veriore si Milano Malpensa, Bergamo, Torino, Verona, Venecia, Bolonja dhe Genoa, do të jetë e pranishme e do të fluturojë në destinacionet  për / nga Tirana, duke ofruar Ankona  me 5 frekuenca në javë, fluturime të  përditshme drejt Bari, frekuence një herë në javë drejt Perugia, dhe drejt destinacionit më të ri  Pescara 4 lidhje të drejt per drejta ne javë.

Sic  shprehen  CEO i Mistral Air z. Rosario Fava  dhe CEO i Blue Panorama Airlines z. Giancarlo Zeni, në konferencën e dhënë sot në prani të shumë agjencive të udhëtimit, përfaqësues të Aviacionit Civil Shqiptar, Aeroportit të  Tiranës, Ambasadës Italiane etj , se ky bashkëpunim është një mundësi e mirë për të sjellë pranë tregut shqiptar lidhje me destinacione të reja Italiane , por jo vetëm kaq , tarifa ekonomike dhe fluturime  të sigurta e komode .

Biletat mund ti gjeni në  www.mistralair.it  , nëpërmjet call center +35545800662; www.blue-panorama.com, ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit dhe sistemit  GSA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *