Chelsea arrin marrëveshjen me Conten

Gazeta Dita

Trajneri italian, Antonio Conte pritet të rinovojë kontratën me klubin londinez, ndërsa gjatë kësaj jave ai do të takohet me padronin rus, Roman Abramovich, për këtë çështje.

Sipas mediave britanike, gjërat ndryshuan pas një takimi që Conte pati me administratoren e klubit, Marina Granovskaia, me të cilën u diskutuan një sërë çështjesh.

Mësohet se “Blutë e Londrës” po përgatiten t’i bëjnë gati Contes një kontratë të re, që do të skadojë në vitin 2021, me një pagë prej 11.5 milionë eurosh në sezon. Antonio Conte u transferua te Chelsea në verën e vitit 2016, pas Europianit të Francës.

Italiani, në vitin e tij të debutimit me londinezët, arriti të ítojë titullin kampion në Angli, ndërkohë që arriti deri në ínalen e “FA Cup”. Për sezonin e ri, objektivi i tij është të pushtojë Europën duke ítuar Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *