Batutat e Ramës nga Elbasani: Luli është shalqi me provë, më mërziti duke u marrë me tutat e mia

Gazeta Dita

Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ndërsa dje u mor me veshjen e tij, duke e krahasuar me atë të një kryetari kooperative, sot, tha Rama ai kishte bërë një hap përpara.

“Sot kishte ndërruar pantallonat, e quajta kryetar kooperative se më mërziti duke u marrë me tuat e mia. Sot kishte bërë një hap përpara, por Luli nuk është gati, nuk di se çfarë i duhet këtij vendi. Është si shalqi me provë, Lulin e kanë provuar, larg qoftë me ju turr prapë atij. Dilte me bukë në dorë nëpër Tiranë dhe thoshte është e shtrenjtë buka, se ndikon klani i betonit. Më jepni votat, ia dhamë, ca i mori ashtu si të gjithë e dinë dhe çmimi i bukës u rrit. Luli nuk rregulloi dot as sahatin e Tiranës”,- tha ai.

Kryeministri Ram shtoi ndër të tjera se vetëm nëse timonin e merr sërish PS-ja shqiptarët kanë siguri për bërjen e vettingut.

“Vettingu ka filluar se Luli tha reforma është e kryme, kujdes asgjë nuk është e kryme nëse ne nuk jemi në krye të vendit. Po ju them ndajeni mendjen, nëse doni të zbatojmë deri në fund reformën, për gjykatës e prokurorë që ia kanë nxirë jetën këtij populli në 20 e kusur vjet, mos e shpërndani votën, investojeni tek garanti dhe garanti ka vetëm një emër: PS”,- nënvizoi Rama.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *