Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron ta zëvendësojë trajnerin Gianni De Biasi me një tjetër italian, në “pole position” duket se është Giancarlo Camolese.
De Biasi njoftoi javën e kaluar se po largohet nga drejtimi i kuqezinjve për një sfidë të re pas problemeve që e shoqëruan pas pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.
Gjatë këtyre ditëve presidentit të FSHF-së, Armand Duka i janë paraqitur disa alternativa, me teknik italian.
“Sky Sport Italia” raporton se sot Camolese kishte një takim me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit për të diskutuar kushtet dhe strategjinë.
56-vjeçari e filloi karrierën e tij të trajnerit në Torino, duke lëvizur më pas te Reggina, Vicenza, Livorno, Pro Vercelli dhe së fundi ishte pjesë e FC Chiasso në kampionatin zviceran.

Karriera e Camolese ka pesuar renie. Guidolin eshte pa ekip dhe FSHF nuk humb gje nese e kontakton.