Preferencat e arsimit, në Shqipëri kryeson biznesi e ligji

DITA Online

 

Gjatë vitit të kaluar, numri i studentëve të diplomuar në arsimin e lartë është rritur me 38,0 % krahasuar me vitin 2011.

Të diplomuarit në “Bachelor” përbëjnë 59,0 % e studentëve të diplomuar të vitit 2016.

Referuar raportit “Shqipëria në shifra” të INSTAT, rezulton se numri më i madh i studentëve, 28,0 % e tyre, kanë zgjedhur të studiojnë administrim biznesi dhe ligj.

Nga ana tjetër, fushë më pak e preferuar është ajo e shërbimeve e përzgjedhur nga 2,1 % e studentëve.

Zgjedhjet e fushave të studimit janë të ndryshme nëse e shohim nga pikëpamja gjinore.

Përveç fushës së biznesit, administrimit dhe ligjit të cilën e kanë zgjedhur njëlloj si femrat edhe meshkujt dhe në përqindjen më të madhe, femrat preferencë të dytë kanë fushën e shëndetit dhe mirëqenies, ndërsa meshkujt fushën e inxhinierive.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *