Punësim në BE, qindra mijëra vende të lira

Dita

Bashkimi Europian ofron pothuajse 1 milion e gjysmë vende pune, për të cilat mund të aplikojnë jo vetëm shtetasit nga vendet e unionit, por edhe qytetarët nga Shqipëria e çdo vend tjetër.

Në faqen e dedikuar punësimit, e cila mbledh të dhëna nga të gjitha zyrat e punës të unionit, pasqyrohen të gjitha pozicionet e lira. Shumica e vendeve vakante ndodhen në Gjermani dhe ofrojnë një kontratë të përhershme pune me kohë të plotë.

Në kategorinë e profesioneve të cilat konsiderohen shumë të thjeshta, ka rreth 147 mijë vende të lira pune. Këto përfshijnë detyra si: punëtorë në agrikulturë, pylltari dhe peshkim; pastrues dhe ndihmës; asistentë në përgatitjen e ushqimit; punonjës në ndërtim, miniera, transport dhe manifakturë; punonjës të pastrimit të qytetit; etj.

Nëse do të përfshinim vetëm pozicionet që kërkojnë vetëm arsimin e detyruar, ose pa arsim të nevojshëm, si edhe punëdhënës që ofrojnë punë edhe për vendet jashtë BE, pa eksperiencë të mëparshme të nevojshme, atëherë do të mbeteshin një numër i bollshëm prej 120 mijë vendesh pune vetëm në kategorinë e punëve të lehta.

Duke marrë shembull një kërkesë të rastësishme, një punëdhënës në Gjermani ofron këtë pozicion vakant në sektorin e ndërtimit:

  • Kërkesat: eksperiencë në sektorin e ndërtimit, aftësi të mira në zanat, të jetë i motivuar dhe i besueshëm
  • Oferta: orar i plotë, 40 orë në javë, kontratë e përhershme, 10,95 euro/orë në varësi të kualifikimit.

Vende të tilla pune janë me mijëra, të përshtatshme me tipologjinë e formimit edukativ ose profesional të individit.

Për të përfituar në mënyrë më maksimale nga këto oferta pune, SCAN ju këshillon të regjistroheni falas në portalin e punësimit, duke plotësuar të dhënat tuaja të përgjithshme, e më pas CV-në që ju ndihmon të merrni ofertat më të përshtatshme.

Pasi të gjeni vendi e punës që ju përshtatet më shumë e të arrini një marrëveshje me punëdhënësin, atëherë ju mund të aplikoni për kartën blu, e cila ju lejon të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian.

Portali Europian i Punësimit ofron versione në disa gjuhë, përfshirë anglisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht, në mënyrë që të shfrytëzoni sa më mirë potencialin e tij.

Ndërkohë numri i pozicioneve vakante në sektorët e tjerë është gjithashtu u lartë. Në sektorin e shërbimeve dhe shitjeve ofrohen 145 mijë vende pune pa arsim të detyruar dhe eksperiencë pune; 227 mijë vende pune ofrohen në sektorin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit, 11 mijë vende vakante për punonjës të specializuar në agrikulturë, peshkim dhe pylltari.

Kërkesat më të larta në Europë gjithsesi mbeten për profesionistë në fushën e mjekësisë, shkencave, teknologjisë, inxhinierisë, informatikës dhe matematikës.

Share This Article
3 Comments
  • “Punësim në BE, qindra mijëra vende të lira”
    dhe thuhet se në shipëri ka papunësi,dhe rama tha 4 vite më parë se do të hapë 300 mijë vënde pune!?
    dhe ahmetaj para një jave tha se do të hapë dhe 220 mijë të tjerë këtë legjislaturë!?
    dhe rama i tha një mësuesje se nuk deshte të dëgjonte për papunësi!!
    kanë të drejtë!!
    “Bashkimi Europian ofron pothuajse 1 milion e gjysmë vende pune,”ÇFAR KARIN DONI QË I BINI NË QAFË RAMËS??ai e ka mbajtur fjalën!!vënde bosh ka sat ë duash në BE,përse nuk shkoni??
    popull budalla,si thotë larpamësi piktor i dështuar!
    popull dembel!!
    rroftë rama që ka hapur më shumë se 1 milion vënde pune në BE!!
    votë të BARDHË PËR POLITIKËN E NDYRË SHQIPTARE!!

  • Aman veç te ikim. nuk du me ja pa bojen ma ktij vendi. Si bahen ato qyqe letrash te na thote dikush. jam vete i katerti e sonte nisem. Cfare presim nga nje shtet parti??
    Kto hajna skan ndermend me ik, vec me i vra

  • Shqiptarët ankohen se skanë punë se duan të gjithë të jenë drejtora ose në shtet që të bëjnë pall dhe jurista ekonomista shqiptari e do punën me bythë në karrige dhe në 12 të jetë në shtëpi do punë që bëhet duke pi kafe nja 4 -5 herë gjat orarit të punës.prandaj në shqipëri ka papunësi se këto punë i kan zënë .lsi dhe skraparllinjtë .po i shkon kot diplloma e kristalit 3 mij euroshe prandaj po qahen se ska punë.Dembelat bëjnë gam ga ham ham.Ai që ka dash të punojë sot është në punë.edhe në europë ka të pa punë me mijra çfarë do të thotë ? që nuk ka punë? Dembel më mirë mos u ndjej por ul kokën dhe puno

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *