Basha në Lezhë: Rama nuk i mbajti premtimet, të dielën do të ndryshojë Shqipëria

Gazeta Dita

Gjatë një takimi përmbyllës elektoral në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se të dielën do ndryshojë e gjithë Shqipëria dhe koha e sundimtarëve do marrë fund.

“Pushteti do rrëzohet me votën tuaj. Të dielën do ndryshojë edhe Shqipëria ashtu si bota. Koha e sundimtarëve do marrë fund. Ju do i hapni rrugë ndryshimeve kushtetuese që do lidhin fatin e politikanëve. Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe ka mbajtur 0 premtime”-tha Basha.

Basha tha se Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin.

“Rama nuk pati prioritet tuaja, por kishte prioritet e tij me zyra dhe orendi që i kushtuan shqiptarëve mijëra euro. Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin. 4 vite kohë dhe 16 milionë euro taksa të rritura. 56% e qytetarëve duan të ikin nga ky vend. Por nëse ikin më shumë se gjysma e qytetarëve të këtij vendi, Shqipëria merr fund. Rama vjen përsëri me të njëjtat premtime”- tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *