Rrëfehet Paskal Milo: Ç’më kërkoi Rama dhe pse vendosa të bashkëpunoj me Metën

Gazeta Dita

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka folur për fushatën zgjedhore si dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me LSI.

Milo tha se partive të vogla iu imponuan rregullat nga dy partitë e mëdha PS dhe PD, ndërsa partia që ai drejton nuk pranoi kërkesën e PS për t’u shkrirë. Milo tha se bashkëpunimi me LSI është i vlefshëm për PDS pasi garantohen vota.

“Fakti kryesor ishte se dy partitë kryesore kërkonin të realizonin një projekt të vitin 2008. Na u imponuan rregullat nga partitë e mëdha, veçanërisht nga PS. Nuk mund të pranonim kërkesën e PS për t’u shkrirë si parti. Nëse ne bëmë marrëveshje me LSI, u detyruam ta bëjmë për të pasur një vlerë bashkëpunuese e cila është e vlefshme për PDS dhe për të mos qenë vetëm formalisht në fushatë.LSI ka numërues dhe na garanton ne paprekshmërinë e votës”­ tha Paskal Milo.

Ndërkohë sa i përket fushatës zgjedhore, Paskal Milo u shpreh se kjo fushatë është e çuditshme, pasi nuk ka as bosht dhe as horizont.

“Kjo është një fushatë e çuditshme, pasi nuk ka bosht dhe përmbajte. Flitet për tepsi dhe kusi.

Ata e bëjnë ketë qëllimisht pasi nuk kanë çfarë t’u ofrojnë shqiptarëve. Ata e kanë kthyer fushatën në një arenë cirku dhe estrade. Këto janë shenja të alarmit dhe që dëshmojnë se fitorja është larg”­ tha Milo.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kreu i PDS u shpreh se asnjë parti nuk do marrë shumicën, por do ketë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve. “Nuk do ketë parti politike që të marrë shumicën, por do ketë koalicione. Se çfarë formule dhe çfarë koalicionesh, kjo mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Rëndësi ka që të kemi një palë zgjedhje sa më të mira se kjo i shërben shqiptarëve. E sigurt është se pas zgjedhjeve do kemi një qeveri koalicioni”­ tha Milo.

Share This Article
14 Comments
    • Zoti Paskal pas 25 qershorit shko te puthesh me Milon dhe besoj se eshte koha per te perfituar nga pensioni.

  • Edhe si historjan s’te dua me. Turp o burr i thinjur,turp. ku shkon tash ne te mbyllur syne?! A thua meta s’eshte me ai i bllokut te art? A nuk eshte ai qe fitoj dhe gjyqin,por me gjyqtaret e Salehit, qe me mire se ti ,s’i njeh askush tjeter!!!

    • Po pse o trap, iliri seshte i njejte me ate qe kryetari yt edi mashtrusi e therriste deri para ca ditesh “bashke kryetar” “partner strategjik”??? A sishte likja i njejti me ate qe edi mashtrusi qeverisi dhe ndau pushtetin??? Apo kur eshte me ju eshte i mire??? Ikni o ju …. rr…

  • Maskal Pilo eshte nje super hajdut qe me parate e vjedhura ka ndertuar nje Megahotel ne Palase dhe na hiqet si shenjtor. Grek I lig.

  • Mos e prishni qejfin, te nderuar komentues. Pordhesoret histeriane jane produkt i hipokrizise dhe shejtanllekut 70-vjecar. Pe nje kothere buke shesin nderin, familjen dhe cfare i mban soji dhe sorollopi.

    Per keta sharlatane s’ka dhe s’duhet te kete asnje vote pro.

    Ose te gjithe per nje Shqiperi te Lire dhe Demokratike (SFIDA, FRD, PLD), ose VIJE TE ZEZE gjithe fletes se votimit.

    Rruge te mesme s’ka !

  • Paskal a Paspele cmut emrin ke, por nje gje e dine mire shqiptaret je i partise me luge ne brez. Nipin e bere keshilltar te Sali Poshtersires dhe antar te Keshillit Mbikqyres te bankes Fullhanit ndersa vete vije rrotull PS si vemje per ndonje post zv.Ministri.
    Tani qe Rama ua preu festen sic keni koken ju qepe Lesh e Lise si Paskali pas kepuce.

  • Pikrisht si historian duhet te mendosh per interresin e kombit,atdheut dhe jo per interrese te partise tende.
    Sot koha therret te mbeshtesin subjektin qe i ka ndej pronto miratimit te reformes ne drejtesi e kerkuar dhe e kontribuar nga vete diplomacia nderkombetare ne interres te kombit dhe popullit shqiptare.
    Te dy partite njera e madhe PD dhe tjetra LSI zhol i cdo partie ne cdo perfundim fushate ne formimin e qeverisjes.Keto te dyja ishin ne cdo moment kundra reformes ne drejtesi e posaqe kunder Vettingut duke u konfrontue deri me nderkombetaret.Pikrisht keto parti qe jane te krimbur ne korrupsion dhe krime.Ty nuk te takonte te beje koalicion me Like floririn me bllok ne dore.Ne te kunderten edhe pse historian dhe ty te pelqen korrupsioni.

  • nuk e mora m undimin ta lexoj arsyen e milos për tu bashkuar me LSI!!
    arsyeja është e thjeshtë!!
    më kujtohet se 8 vjet më parë dhe LSI pati një arsye për tu bashkuar,për ti dhënë një mandat të dytë kriminelit më të madh shqiptar.sali berishës!
    më vjen në mënd se gjat L2B dhe balli kombëtar pati një arsye për tu bashkuar me nazi-fashistët!!

  • si mund të votohet normalisht për politikën e ndyrë shqiptare!!
    VOTË TË BARDHË!!

  • Po lere se e trashe fare o Paskal , kesaj i thone per inate te vjehrres shkove e ja plase te mullinjexhiu .Mu dhimse kur te ofendoj Marku ne katror te Fevzua por te paska njohur huqin me mire se une .

  • Nga nnje historian i mire je bere kohet e fundit nje plak matuf e sahan lepires ,turp per ty e sojin tend qe nuk shijoni moshen qe keni me nje pension te mire se per vete i keni bere llogarite tani nga fundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *