Adnan Januzaj shkon tek Manchester United

Gazeta Dita

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshjen me Real Sociedadin për të shitur Adnan Januzajn për 9.7 milionë euro.

Mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e Jose Mourinhos, i cili ka vendosur ta shesë. 22-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, dhe klubi anglez kërkon të përfitojë nga shitja e tij.

Lojtari në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Sunderlandi, ku luajti nën urdhrat e David Moyes, por dështoi të tregohej lojtar i rëndësishëm.

Ai ka luajtur në formë huazimi në të kaluarën edhe në Bundesliga, te Borussia Dortmundit.

Edhe Roma i kërkon shërbimet e Januzajt, mirëpo “France Football” raporton se Sociedadi ka arritur ta bindë Unitedin që t’ia shesë lojtarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *