Rama në Durrës: Dy vite më parë kërkuam mbështetje për Vangjushin, tani kërkojmë për të rilindur Shqipërinë

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e Radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Rama tha se është shumë i emocionuar, pasi stërgjyshi i tij iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë në Durrës. Ai tha ndër të tjera se Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë.

“Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë. Jam shumë i emocionuar përballë pamjes së këtyre flamujve, sepse stërgjyshi im iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë. Jam mirënjohës për faktin se Durrësi na ka besuar 4 vite më parë dhe pastaj edhe më shumë. Dy vite më parë ne kërkuam mbështetje edhe më të madhe për Vangjushin. Rruga jonë për të Rilindur Shqipërinë nuk ishte e lehtë”- tha Rama.

 

Share This Article
3 Comments
  • Vangjushi voten qe mori e beri beton ndaj tani merre tepsine bashke me vangjushin dhe shkoni te mblidhni cfare keni korrur.
    Lere Dom Nikolle Kacorrin se nuk mund te mbulosh maskaralleqet e tua e te Gjushit me shkelqimin e atij njeriu te shquar.

  • vangjushi eshte keqeberesi me i madhe i Durresit ,ndoshta me qellim saboton dhe shkaterron cdo gje qe i dele perpara .

  • Vani e ndriti ,tamam rilindje.
    Ne qerret 4 pallate PA leje po’ i nderton.
    Dhe me rrugen e plazhi i vuri kapak nga kater korsi ne dy.hohhoooooo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *