Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Itali, e kërkon Roma

Gazeta Dita

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Itali, kësaj rradhe jo tek skuadra e Interit por tek Roma. Skuadra kryeqytetase ka shfaqur interes orët e fundit për mesfushorin shqiptar që aktivizohet me kombëtaren zviceriane.

Sipas asaj që raporton shtypi britanik, klubi verdhekuq është gati të investojë një pjesë të parave të siguruara nga shitja e Salah te skuadra e Liverpulit, për blerjen e Xherdan Shaqirit.

Mesfushori aktualisht është pjesë e Stoke City dhe në sezonin e fundit arriti të realizonte 4 gola në 21 takime ku u aktivizua si titullar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *