Kryemadhi: Më detyruan të kandidoja në Elbasan, policia gjurmon aktivistët e LSI

Gazeta Dita

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ zëvendëskryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se nuk është ajo kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, pasi e ka detyruar partia të kandidojë në këtë qark.

Kryemadhi tha se nuk do e ndryshonte kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan, por ka qenë e detyruar.

“Më detyruan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokë fortë, por në fakt më detyroi partia se nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe natën falen tek Sajmir Tahiri. Ajo u shpreh se në Librazhd njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike

“Unë mendoj se në momentin që sulmohesh je e rrezikshme për ta. Unë kur isha në Librazhd njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike. Pra imagjino u thoshin se do u heqim 17 mijë lekëshin. Policia është aq prezente sa njerëzit thërriten në komisariat se pse po shtron rrugën me çakull. Pra njerëzit futen ne presion psikologjik. Policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe falen natën tek Sajmir Tahiri”- tha Kryemadhi.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ashtu si Like FLORIRI keni LEPURIN ne Bark !!! Ky eshte realiteti, moj ZONJE e PARE e ardheshme ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *