“Task Forcë, Gestapo që po heq nga puna njerëzit”, zv/kryeministrja Mandija i përgjigjet Ilir Metës

Gazeta Dita

Zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, Ledina Mandija i është përgjigjur akuzave të ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta sa i takon pretendimeve se janë shkarkuar padrejtësisht punonjës nga administrata. Mandija pohoi se deri më tani është bërë asnjë shkarkim i padrejtë për sa u përket punonjësve të administratës që kanë marrë pjesë në fushatë.

Në një intervistë për klan, Mandija sqaron se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë patur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar në prokurori. Mandija jep këtë përgjigje për Ilir Metën, i cili e quajti disa ditë më parë Task Forcën si një “Gestapo që po heq nga puna njerëzit”. Ajo sqaron se Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis-it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.

Në një muaj punë, Task Forca nuk ka gjetur asnjë rast ku paratë e kanabisit të jenë përdorur për blerjen e votës. Mandija thotë se i është tërhequr edhe vëmendja kreut të Bashkisë së Kamzës pas publikimit të videos së kryeministrit.

 

Share This Article
1 Comment
  • Mos kujtoni se ato qe thote Hajduti Ilir dhe Nexhmije Kryemadhi jane te verteta, ja shashka per te larguar vemendjen nga krimi elektoral qe po kryen LSI e financuar nga parate e drogese se Klement Balilit, Escobari i Ballkanit shok dhe mik i ngushte i Familjes META.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *