Mbi 1 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 5 muaj

Gazeta Dita

Pesë muajt e parë të vitit 2017 duket se kanë përballuar një numër në rritje të shtetasve të huaj të ardhur në Shqipëri. Kështu flasin shifrat e Institutit të Statistikave, sipas të cilave kanë hyrë mbi 1 mln të huaj, ndërsa në rritje ka qenë edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria. Në janar maj dolën 1mln 822 mijë shqiptare nga territori.

Një milion e 300 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë në pesë muaj të këtij viti dhe rritja krahasuar me 5 muajt e 2016 është 9.5%.

Të dhënat zyrtare të INSTAT shprehin se vetëm në muajin maj kanë hyrë 721 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 789 mijë.

Por në rritje rezulton edhe numri i shtetasve shqiptarë të larguar nga territori i vendit, ku në 5 muaj kanë dalë 1 milion 882 mijë shqiptarë.

E ndërsa përkon edhe me muajin e fushatës, në maj është ulur numri i vizitorëve të huaj të ardhur në Shqipëri me 7.8%, duke arritur në 134 mijë vizitorë në maj për qëllime pushimi dhe vizita ditore.

Të huajt për qëllime personale po ashtu shënoi ulje, ndërsa në rritje ka rezultuar numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi me 67%.

Lëvizjet e shtetasit e huaj dhe shqiptarë kanë zgjedhur kryesisht ti bëjnë në rrugë tokësore në masën 79% dhe ajrore 13%.

Ajo që veçohet është se numërim më ta madh të shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri e zënë ata nga Kosova referuar kjo edhe me sezonin e pushimeve kur këta shtetas zgjedhin që fundjavat ti kalojnë në bregdetin shqiptar.

Vërehet një rritje e hyrjeve nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *