Pamje të Via Egnatia përmes penelit të piktorit, Edward Lear, mbërritën në Elbasan në një ekspozitë, pjesë e projektit për rivitalizimin e rrugës për të qenë një destinacion turistik. Auron Tare thotë se pikturat e ekspozuara kanë ndalesën e dytë në Elbasan pas Durrësit, ndërsa do rrugëtojnë në pika të tjera të Via Egnatia. Pikturat paraqesin qytetin e fundit të shekullit XIX.
Pas Durrësit, Elbasani u bë ndalesa e dytë e ekspozitës “Via Egnatia në penelin e një gjeniu të harruar”, aktivitet që synon të risjellë jo vetëm rrugën e vjetër që solli zhvillim për viset shqiptare, por edhe punimet e piktorit, Edward Lear, që hodhi në telajo qytetin e viteve 1843.
“Rivitalizim i Via Egnatia per te qene nje destinacion turistik per cdo vizitor” u shpreh Auron Tare drejtor i agjencise kombetare te bregdetit që sjell ekspozitën edhe në Elbasan.
Tare nenvizoi se ky projekt vjen ne bashkepunim me Universitetin e Venecias dhe falë ndihmeses se madhe qe kane dhene universiteti i Harvardit dhe Bashkia e Elbasanit.

jam kurioz te di nese fjala udhe perdoret ne greqisht
se sikur i thone dromos apo monopati rruges apo udhes greket sot?