Meta në Durrës: Rilindjes u rrëzoheshin avionët, sepse e ngarkonin më shumë seç duhet me drogë

Gazeta Dita

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vijuar akuzat ndaj Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama, duke i bërë përgjegjës për trafikun e drogës në vend. Nga Durrësi, ku LSI ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Meta ka kujtuar avionët e drogës të rrëzuar në Divjakë e Ishëm.

Meta tha se “Rilindja ndëshkon qytetarët, për drita dhe ujë, ndërsa lejon avionët e drogës.

“Bizneset u rrënuan nga taksat e larta të Rilindjes. Se ata u mësuan me drogën, por ndëshkonin qytetarët. I penalizonin për drita, ujë, apo për në avlli a dritare. Ndërsa avionët u binin në Ishëm. Se si tamahqarë që janë, e ngarkuan më shumë seç duhet”, tha Meta.

Meta ka hedhur akuza edhe mbi policinë, duke u shprehur se u bë palë me krimin për trafikun e drogës.

“Kush i fiku kamerat e doganave në kufi, për të kaluar drogën. Policia në vend që të zbatonte ligjin u bë palë me krimin. Bandat e Rilindjes dhunojnë gratë dhe vajzat. Rilindja presion të vazhdueshëm në administratë”, vijoi ish-kryetari i LSI.

Share This Article
6 Comments
  • Perse nuk i ke denoncuar keto qe thua .Cfar rendesie kane shpifjet e tua,aq me shume qe ke qeverisur me Edi Ramen.Nqs nuk jane bere reformat qe duheshin beer me kohe,pengesa ke qene ti me te dashurin tend te zemres kriminelin Sali.Ti ke qene kollona e 5 te ne qeveri .Turp per ty qe njihesh si hajduti I dyte shqiptar, mbas zogollit.

  • Do ta kujtojme Bujar Nishanin si president e nuk kemi per ta gjetur ne krahasim me kete Ilir Meten. Ky do te jete me trpi i atij institucioni. Po krahasimi me Mojsiun e Mejdanin , Likja eshte sikur te krahasosh mizen me Luanin…….. KY do jete turpi i botes. Nje president me nofken “Like floriri” E kjo nofke te kujton jo vleren si flori ,por hajdutin e floririt.

  • Kurse ti i ndershmi i dynjase ,organizoje ulje-ngritjen e tyre.Dhe kush flet per drogo baroni dhe kryetari i ketij biznesi ne shqiperi,qe e ka marre hambari i madh e i vpogel.Ti je koka e kesaj hajdut me cizme dhe intrigant i shkalles se pare.Po kujt i them dhe une,atij qe e ka ngrene turpin me buke,bishti i qenit te kavjes se demokratikeve,Yshhh mut muti.

  • Kurse ti i ndershmi i dynjase ,organizoje ulje-ngritjen e tyre.Dhe kush flet per drogo baroni dhe kryetari i ketij biznesi ne shqiperi,qe e ka marre hambari i madh e i vogel.Ti je koka e ketij biznesi,j hajdut me cizme dhe intrigant i shkalles se pare.Po kujt i them dhe une,atij qe e ka ngrene turpin me buke,bishti i qenit te kavjes se demokratikeve,Yshhh mut muti.

  • Se pari, nqs i dije keto dhe nuk i ke denoncuar ne organet perkatese, je edhe ti fajtor ashtu si drgaxhinjte, pra je bashkepunetor ne krim dhe duhet te denohesh per kete.
    Se dyti, me sa kemi pare te gjithe drogaxhinjte e kapur dhe te pakapur jane anetare dhe bashkepunetore te leshelise. Pra kryesisht jeni ju kontrabandiste te droges dh mos u perpiqni te hiqeni si te virgjer.

  • Kur behet fjale per miliarda skane Fytyre keta te pangopur. Ky sikur te kete qene ne Oposite dhe jo bashkepunetor. Te vjen per te vjelle. Cfare fati patem, te drejtohesh nga Mafia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *