Rama: Ata dogjën një gjeneratë me diplomat e Kristalit, Vitrinave, llamarinave e tepsive, nuk u dhanë zanat

Gazeta Dita

Në fushatën e tij përmbyllëse, kreu i vendit, Edi Rama, ka zgjedhur të hap fushatën elektorale në Tiranë me hyminin e flamurit. Edhe pse i ngjirur, Rama nuk ka rreshtur së foluri për ndryshimin që vendi ka pësuar 4 vjet më parë me Shqipërinë sot.

“Dëshiroj që ju këtu edhe ata që s’janë të kujtojnë se 4 vjet më parë kryefjala e vendit ishte krimi, që kërcënonte sigurinë e gjithë njerëzve të mirë të këtij vendi. 4 vjet më parë Shqipëria rritej me 0% ekonomia, 4 vjet më parë Shqipëria rrezikonte të binte në gropën thithse, 4 vjet më parë arsimi ishte i degraduar, lulëzonin universitetet që jepnin diploma pa vlerë dhe shkatërronin ëndrrat e shumë studentëve. Figura e policit të shtetit ishte bërë figura më qesharake, 4 vjet më parë rrugët lëngonin, në gropa e njerëzit mezi shkonin në punë. 4 vjet më parë kur ne morëm shtetin në dorë, pamë një mal me borxhe të pashlyera. 4 vjet më parë shqiptarët që fitonin më pak vuanin nga laku i taksës së sheshtë, 4 vjet më parë pastruesja e kryeministrit paguante taksa më të larta se rroga e saj.

Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me 4 vjet më parë, por Shqipëria që kemi sot nuk është ende ajo që duam, por Shqipërinë që duam jemi të vetmit që mund ta ndërtojmë. Policia e shtetit bashkë me gjykatat, ishin institucionet më qesharake para 4 viteve më parë, por tani është institucioni më i besuar falë Samir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Këto 2 vitet e fundit Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në këto 27 vjet. Ju kam thënë që policia e shtetit do të jetë mbi mesataren e shtetit europian. Si e bëmë ne policinë e shtetit ashtu duam të bëjmë edhe administratës, duke i mbrojtur nga partitë e pushtetit.

Kujt ia merrte mendja se pas çerkesh shekulli policia do të dënonte pushtetarë e drejtues të administratave. Vetëm nga ulja e taksës kanë përfituar një rrogë më shumë në vit, 97% e shqiptarëve, falë rritjeve të rrogave, i gëzohen një situate tjetër.

Për të gjithë ata që këndojnë këngën e kukuvajkave të mjerimit, u them se Shqipëria sot ka më biznese më shumë se 44 muaj më parë.  Dhe për të gjithë ata që thonë që nuk janë hapur vende pune, u them që janë hapur 80 mijë vende pune falë zyrave të punësimit. Çfarë ju kujtohet nga çdo fushatë nga fushatat më parë, në çdo fushatë, për qeverinë për partinë, ju thonin se do t’ju çojnë taksat në shesh e shpenzimet në maksimum. Si ka mundësi që nuk funksionoi kurrë? Nuk ka ulje taksash e zhvillim vendi po nuk pati shtet. Nuk ka rritje të qëndrueshme të ekonomisë e punësimit po nuk pati një shkollë profesionale. Një gjeneratë e dogjën me diplomat e Kristalit, Vitrinave, llamarinave e tepsive, e nuk u dhanë zanat”, tha Rama.

 

Share This Article
3 Comments
  • Flet percart, tamam si Sali Berisha ne fund te mandatit te tij. Eshte per te qeshur se si degradojne keta palaco pas nje qeverisje te deshtuar. Dhe e dini pse? Sepse keta jane vetem klloune te telekomanduar, ne kembim te pasurise dhe vjedhjeve pa prokuror. I vune si fasade aty ku jane dhe do ti shkermoqin si fasade, por te lejuar me driten jeshile, qe te lepijne ato miliardat ne pelqeri, per kontributin kamelonesk qe kane dhene kur ishin fasade politike e “qeverisese” per padronet e tyre. Ja pra keta jane e kjo eshte e verteta. Kur ta kuptoni, do te shkriheni gazit me keta e me ata qe do vijne pas ketyre, sepse dhe ata jane te se njejtes prerjeje.

    Prandaj edhe une as kam votuar e as votoj ndonjehere, sepse jam shume i qarte per lojen qe behet dhe rrefuzoj qe te jem pjese e lojes me aktore keta zvarranike te majte, te mesit apo te djathte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *