Pak ditë pasi presidenti Bujar Nishani dekoroi brenda 1 dite 32 artistë me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’ duke shkaktuar debate nëse titujt ishin të merituar, ka reaguar edhe Kozma Dushi, i cili nuk bën pjesë tek kategoria e artistëve që kanë marrë tituj.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kozma Dushi thotë se në ditët e sotme mund të marrë titull ‘Mjeshtri i Madh’ edhe një hidraulik. Ai i cilëson si të turpshme dekorimet e presidentit Nishani.
“Miqtë e mi, respekte për të gjithë artistët, këngëtarët dhe kolegët që kanë këto kohë titullin “Mjeshtri i Madh”. Por sot ka marrë titull edhe një hidraulik si “Mjeshtri i Madh”. Këto janë turpe miqtë e mi, ju përshëndes, Komi!”, shkruan këngëtari nga Berati, Kozma Dushi.


Po Kozi ç’ne ka dale nga lista?Ai u be i famshem ne 2013 ku i kendoi kryekrimit Sali “O Sali tu befsha ferre ,merr pushtetin dhe nje here” e kur e pyeten se perse e bere ai u pergjigj:po per para e kendova!Si e ka harruar kapter Jari , Kozin me e marr vesh Kryekrimi ka me i bo namin kapterit!Mos u merit o Koz se me e morr pushtetin Toto Likja ka me te dekorue per dy arresye :E para se je nga ana e Tij dhe e dyta s’ma merr mendja qe s’ke per te kendu ndonje keng per Rushin e Skraparit.