Kombëtarja e volejbollit të meshkujve është shumë pranë kualifikimit në fazën finale të Ligës së Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka arritën fitoren më të lehtë deri më tani me Azerbajxhanin me rezultatin 3 – 0 në përballjen e luajtur të premten në Tiranë.
Seti i parë ishte një dominim i Shqipërisë, falë edhe mbështetjes së tifozëve të pranishëm në sallën “Feti Borova”.
Në të dytin Azerbajxhani u përpoq të reagonte, por pa mundur të fitojë. Seti i tretë ishte një formalitet për Kombëtaren që në më pak se 1 orë e gjysmë.
Kjo fitore e mban në vendin e dytë Shqipërinë që i duhet vetëm 1 fitore në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në fazën finale që do të zhvillohet në Danimarkë më 1 dhe 2 korrik.

vjen perseri mbase edhe per volejbollin qe ne ishim ne maja, si femra dhe meshkuj,sport ky i ndjekur nga gjithe brezat.
urime
nje histori e re ,vazhdusish te te medhenjeve Rusi,Terhati,Lena,Tartari,Fagu,Panteqi,Tase,Doci…..te mjeshtrit te madh Vangjel.Koja(Xhela)
suksese trajnerit te ri me keta djelmosha