Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte “vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist”. Por një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “pika e ujit” LSI rezultoi të ishte një liqen – fitoi të paktën 8.4% të votës popullore – duke u bërë kështu faktori kryesor i dërgimit të Fatos Nanos në pension politik.
I ngjashëm ishte edhe reagimi i Berishës dhe njerzve pranë tij kur u krijua FRD-ja. Ata e injoruan atë si një parti që nuk do të merrte vota nga elektorati i djathtë. Por sondazhet e publikuara deri më sot, i Institutit Piepoli dhe i IPR Marketing-ut (përkatësisht në Vizion Plus dhe Ora News), tregojnë se rënia e kuotave të koalicionit të djathtë në krahasim me 2009-ën shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e votave drejt FRD-së. Dhe kjo është e vërtetë si në rang kombëtar edhe në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë e Fier.
Kështu, partitë që sot janë në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Dhe sondazhet e sipërcituara tregojnë se janë praktikisht në të njëjtin nivel edhe sot. Në mënyrë të ngjashme, edhe në qarkun e Fierit, sondazhi i IPR Marketing tregoi të njëjtën situatë.
Nga ana tjetër, partitë që sot janë në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.) arritën nivelin 48.6% në vitin 2009, si në rang vendi edhe në qarkun e Tiranës. Ndërsa sot, sipas sondazheve, janë në nivelin 42-43%. Rënia e ndjeshme e kuotave të koalicionit të djathtë shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e elektoratit të djathtë drejt FRD-së, e cila ka një përkrahje prej rreth 4% në rang vendi dhe në qarqet Tiranë e Fier.
Nuk mund të parashikohet dot që sot se sa mandate do të marrë FRD-ja në këta dy qarqe, por një gjë është pothuaj e sigurtë – në qoftë se ajo ruan kuotat e sondazheve të sipërcituara, koalicioni i Berishës zbret në nivelin e 69 mandateve. Sepse në këta qarqe, një rënie fare e vogël prej 0.2% (në krahasim me 2009-ën), ia humb shpresën koalicionit të Berishës për të marrë mandatin e fundit të qarkut. Dhe në qoftë se një situatë e ngjashme vërtetohet edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Berat dhe Vlorë, koalicioni i Berishës përfundon me 63 mandate.
Duke e ndjerë këtë rrezik, kampi i Berishës, edhe pse nuk e jep veten publikisht, po bën një fushatë të egër ndaj kandidatëve dhe përkrahësve të FRD-së. Kështu, një kandidat i FRD-së në Roskovec u kërcënua dhe u rrah barbarisht nga vëllai i kryebashkiakut demokrat lokal. Ndërsa bashkia e Shkodrës po sulmon biznesmenët që përkrahin Fatlum Nurjen, kandidatin e FRD-së në atë qytet. Etj., etj. etj.
Se sa do të frikësohen përkrahësit e FRD-së deri ditën e votimit mbetet të shihet, por në qoftë se ata do t’i mbetet besnikë kauzës së partisë së tyre, Berishës do t’i duhet të bëjë gati dosjet për dorzim pas datës 23 qershor. Kuptohet, në qoftë se ai ka ndërmend të pranojë humbjen paqësisht – ashtu siç bëri paraardhësi i tij në postin e kryeministrit…

Eduard, mos harro se kusari….. Nuk e harron zanatin!Thuaja dhe Edit tjater….!
Jo more Zaloshnja jo! Nuk eshte keshtu! Nga kedveshtrimi yt ndoshta mund te ngjaje, por une, dhe qindra-mijera si une, qe shoh Topin qe behet President Republike nga Berisha dhe shoh Presidentin Topi qe voton diten per diell per Edi Ramen dhe fillon te veproje ekzaktesisht ashtu sic e kerkon Rama, qe shohim takimet e Topit sot tek mbushen me anetaret e PS-se te cilet kane marre persiper t’i drejtojne edhe fushaten, atehere e verteta eshte krejt ndryshe nga ajo qe perpiqesh te injektosh ti. Por si anetar i shtabit elektoral te Rames qe jeni keshtu duhet te shkruani, apo jo????
Albin.Sado militant i PD-se te jesh duhet te kuptosh nje gje.Don apo nuk don Ti apo Sali Berishat e tjere rotacioni do te behet.Rotacioni eshte nevoje e historise.Nese nuk behet rotacioni atehere jemi ne monarki te pashpallur.Prandaj duhet qe edhe Ju sali Berishet ta kuptoni kete se nuk ka njerez te perjetshem ne histori.Edhe Enver Hoxha qe ishte nje diktator gati si Saliu jot ndenji 45 vjet ne pushtet.Saliu jot ndenji 23 vjet ne pushtet ne demokraci.Kjo nuk eshte pare ne asnje vend te botes.Prandaj edhe Ti dhe shoket Tuaj Saliane duhet te votojne rotacionin.Rotacioni eshte i shendetshem dhe eshte “A” ja e demokracise.Veshtire e keni se se nuk e keni vjedhur cdo gje akoma ne Shqiperi,por edhe per ato qe keni bere nje dite do te pergjigjeni.
Shoku Zaloshnja nje sherbetor i peshtire dhe i rendomet qe nuk bind as veten ne ato qe thote se lere me te tjeret.Shoku Zaloshnja,nese dy njerez ne rruge shahen me familje me njeri tjetrin dhe pastaj i shohim te behen bashke ,themi se jane maskarenje.Kur vjen puna per politikane themi se jane horra dhe maskarenje.Kur vjen puna per EDI RAME dhe ILIR METE,themi se jane SUPER HORRA E SUPERMASKARENJE.Kur vjen puna te ata qe u sherbejne ketyre te mesipermeve ,atehere themi se kemi te bejme me VEMJE.
Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !
Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..