Analisti nga Kosova

Dita

Nga Bedri Islami

Lexova një shënim, gjysmë politik e gjysmë përlodhës, të një analisti, shqiptar nga Kosova, që bënte thirrje për të mos e votuar Edi Ramën.

Unë bëj pjesë tek ata njerëz që e quaj krejtësisht logjike dhe të arsyeshme që shqiptarët në Kosovë janë të interesuar për jetën shoqërore e politike në Shqipëri, ashtu si mund të ndodhë edhe ndryshe, që shqiptarët e Shqipërisë Londineze, e kanë për detyrë të jenë të interesuar për jetën e shqiptarëve në viset e tyre etnike, e pra, edhe në Kosovë.

Si e kam botuar në DITA dhe në Kosovë, tek Epoka e Re, asnjë parti politike në Shqipëri, të paktën për larje duarsh, nuk e përmendi Kosovën në fushatën zgjedhore dhe e gjithë kjo e ka një shkak: puna ka shkuar deri aty sa në llogaritë e tyre elektorale, të bëra shpejt e shpejt dhe për një mandat më shumë, ata e kanë përllogaritur se, nëse e mbajnë Kosovën në axhendën e tyre, humbin e nuk fitojnë vota.

Nuk ka qenë kështu në vitin 1991 dhe më pas, në vitin 1992, kur të gjitha partitë e vendosnin edhe në programin e tyre politik bashkimin me Kosovën. Kjo nuk i pengonte të merrnin mandate. Ngjallën një iluzion të gabuar, sikur bashkimi ishte pas derës dhe, mjaft të hapje gojën dhe do të bashkoheshe me Kosovën, megjithëse ajo ishte e pushtuar nga forcat fashiste serbe, me të cilët filluan edhe të bashkëveprojnë, të bëjnë tregti ilegale, të shesin armë dhe karburante e në fund, kur nuk kishte mbetur asgjë tjetër, të burgosnin edhe ata që di prinin lëvizjen çlirimtare në Kosovë.

Përse u ndrydhën marrëdhëniet tona, mes shqiptarëve?

Një pjesë e ndjeshme pikërisht nga analistë të tillë, të squllur në palcën e mendimit nga e shkuara serbe, shërbëtorë deri në shpirt të atyre që, përtej Mitrovicës, i paguajnë për të qenë udbashë të mediave tona, për të ngjallur deri në neveri mirëdashjen ndaj njëri-tjetrit.

Në median e tyre, jo vetëm sot e jo vetëm për një figurë politike si Edi Rama, por për të gjithë që kanë shkuar në ndesh të politikës udbashe, qofshin në Kosovë, në Shqipëri apo në Tetovë, këto analistë janë vërsulur me një media zvetënuese; kanë shpallur hapur luftën e tyre ndaj “krimeve” të UÇK-së, ushqehen me materiale të dërguara nga hetuesit specialë në shtetin serb, organizojnë debate për “rimet” e UÇK-së, dhe nuk i ha meraku për krimet serbe; vijnë në Shqipëri dhe paraqiten si zëdhënësit e mendimit politik e analist të Kosovës. Për to, çdo gjë që është mbrujtur në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër, është e metë, zvetënuese, e pa vlerë; ata i japin të drejtën vetes të mallkojnë gjithçka, megjithëse nuk kanë ndërtuar asgjë; ata e shohin vendim amë me syrin që e sheh shërbimi i fshehtë serb, sepse aty e kanë burimin.

Është e drejtë e secilit që ketë mendimin e tij se kujt i duhet dhënë vota e se kujt nuk i duhet dhënë. Është e drejta edhe e këtij analisti nga Kosova.

Por, përtej saj, mllefi, mallkimi dhe sajesat, nuk përbëjnë të drejtën e askujt. Aq më pak të atyre që, pasi janë falur në parti progresive, antiserbe, tani marrin veshjen e liberatorëve, kur nuk kanë asgjë tjetër, edhe familjarisht, vetëm shërbyes të atij regjimi.

Bashkimi i kombit, si e ka përcaktuar Heroi i Kombit, Ukshin Hoti, do të bëhet, megjithëse ky kallëp analistësh e kanë mallkuar atë kur ishte gjallë dhe kërkojnë ta rivarrosin tani që është zhdukur nga shërbimi serb.

Bashkimi do të bëhet dhe këto zgjedhje do të mbahen mend se, për herë të parë, me gjithë ndërhyrjen e tyre pas dere, as shërbimi i fshehtë serb dhe as shërbimi i fshehtë grek, nuk do të mund të vendosin në rezultatin e zgjedhjeve.

Një kërkesë e hapur e disa nga “analistëve” tanë, por, mjerisht edhe e ndonjë deputeti minoritar.

Ndaj, mos u habisni nëse jemi ftohur ndaj njëri-tjetrit, në të gjithë anët e kufirit.

 

Share This Article
20 Comments
    • Po kush eshte , simbas teje , more idjot ?! Mos eshte gje Berat Buzhala , krijesa me e shemtuar e sherbimit sekret serb ? Nga njerez palaco te vertete , si puna jote , nuk mund te pritet asgje e mire per shqiptaret ,kudo qe jane ! Model i persosur i nje injoranti te kompletuar !
      Ju shikoni vetem te trashni vithet me corben qe iu servir Beogradi , nuk shihni dot pertej hundes , aty e shikoni fundin e botes !

    • Albi…. disa si puna jote shkruajnë IDIOTSIRA pa e pas Idene se kush ështe B.Islami. për mua edhte 1 nga Gazetarët 1 nga Analistet me Serioz ne re 2anet e kufirit. Mund te them se eshte edhe njeri lart e largpamës.eshtë njeri me Horizont te gjere politik ku ka dhene edhe kontributin e vet modest. Edhte njeri për tu pas zili nga gjithkush.

  • Ke humbur kohe te merresh me Skrapar Budallen .Z.Bedri!!!Nuk ia vlen fare.Lere ne qetesine e marrezise dhe ligesise se tij.

  • Edhe une kam te njejtin mendim me z. Islami kur thot qe eshte e logjikshme dhe e arsyeshme qe shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret e Shqiperise te jene te interesuar per jeten politike ne Kosove dhe ne Shqiperi.
    Pajtohem edhe me pergjigjen ne pyetjen se perse u ndrydhen maredhenjet ne mes shqiptareve . Eshte krejt normale qe ne mesin e analisteve te Kosoves te kete edhe sherbetore te pertej Mitrovices, sidomos kur kemi parasysh qe Kosova ishte per rreth 100 vite e pushtuar nga serbet. Te tille ka edhe ne Shqiperi, megjithese Shqiperia tani e 104 vite eshte e pavarur. Por une dua t’i shtoj edhe dicka pyetjes se perse u ndrydhen maredhenjet tona. Une mendoj qe nje kontribut te mire te kesaj ndrydhjeje ne mes te shqiptareve e ka edhe z. Islami. Ai ishte personi i cili levizjes se shqiptareve te Kosoves i dha ngjyrime ideollogjike majtiste. Ai do te duhej qe kosovaret t’i ndihmoje duke i bashkuar e jo duke i percare ata.

  • Mollos, tani dhe z. Islami po e etiketon si percares? Jo bre burre. Une nuk e njoh, por shkrimet e tij gjithmone kane thene te kunderten e asaj vule qi ve ti. Pse na qenke ti i djathte, na u prish puna. Bedri Islami nga rrenjet e deget, nga personaliteti i vet ne te mire te kombit meriton respekt. Mollos, boll na molloise me brockullat e tua erelige.

    • Une kete here nuk po e kundershtoj shkrimin e z. Islami por ate po e fajesoj per ndasite qe ai beri ne diaspore me shqiptaret e Kosoves.
      Vertete qe une jam i djathte, por nuk jam i djathte i tipit te Berishes. Ai fare nuk ka te beje me te djathten. Ai e shkaterroi te djathten.Ta them te drejten, edhe pse me bindje te djathta, u ndjeva mire kur heren e fundit fitoi PS-ja. Edhe kete here deshiroj qe te fitoj PS-ja, pavaresisht qe mendoj qe shqiptaret meritojne me shume. Per mendimin tim, shqiptaret nuk kane alternative , te gjithe udheheqesit jane hajdute!
      E sa per molloisjen… secili e ka te drejten e mendimit. Ndoshta edhe mua komentet tua me duken brockulla, por kurre nuk do te me degjosh qe fyej tjetrin per nje mendim ndryshe nga une.

  • Shiko shiko Bedriu i partise! Kur Bedriu fut hundet ne politiken e Kosoves eshte ne rregulla por ama kur guxojne kosovaret te shprehen per politiken shqiptare e aq me teper kur guxojne te sulmojne Liderin Maximo Bedriu i tregon dhembet. Po a nuk e sheh veten se je katandisur ne klloun partiak o Bedri qe tashme shkruan vec dacibao politike ku partia ka dale mbi gjithcka edhe mbi interesat e vendit! Qesharake keto reagimet e tua.

      • Ja dhe gomari qe nuk mungon te pellase duke shprehur tere budallallekun e tallashin qe ka ne koke. Po kaq gjytryme ju la kumandari sa akoma i faleni atij qe marrshi ga ditet e tij marrshi!

  • Kur dikush degjon nje mbiemer pshm Buzhala menjehere dhe pa e njohur krijon idene e diçkaje te shemtuar ,pa forme apo qe merr formen e qypit ku e hedhin pra nuk ja vlen te humbesh kohe me diçka te pavlere,qe bie ere te qelbur te tradhetise pra dikush qe i rendon vendit te tij .

  • Paret e rruges se kombit i investon Lul Basha edhe te ky analist i cili hapur ia mbajti anen PD-se ne kete fushat . Vegel e Serbise nuk esht Berati , po ne keto jave te fundit vegel e Lulit ………hehehe. 71+ zgjedhje Europiane ! Voto Edi Ramen !

    • Perse e thua nje te pavertete. Javen qe shkoi, Berat Buzhala beri nje interviste me kryetarin e Libra-s, z. Ben Blushi. Intervista ishte ne nje TV kosovar, qe ti, si kosovar qe qenke duket qe nuk e paske percjellur. Z. Buzhala shume qarter e tha, nese do te isha shtetas shqiptar do te votoja per partine “Libra”. Pra z. Buzhala ja mban anen Blushit dhe jo PD.

      • E paska marr Ben Blushin ne nje intervist dhe e paska deshmu objektivitetin ? Ta votosh Ben Blushin ndoshta nuk gabon po qfar kapacitete ekipore ka qe ta drejton qeverine , baraz me zero . Expressin e percjelli sikur Dita-ne gjdo dite dhe muajve te fundit , duke percjell gjdo lajm edhe per Shqiperin me doli mbi 90% lajme negative per Ramen dhe 99% pozitive per Lulin apo S.Berishen dhe kete fakt e komentova dhe spekuloj qe ka marr pare per kete “objektivitet” sepse gjdo gazet esht edhe firm qe kan nevoj per te hyrat materiale . Apo mendon se gazetaria Shqiptare dallon nga shtresat tjere dhe esht instanca me e larta moralit . Besoj qe jo .

  • Bedri, kur flet a shkruan duke ju referuar dikujt tjeter, duhet per etike te japesh emrin e tjetrit dhe linkun e artikullit perkates te tij dhe jo t ja futesh kot e te interpretosh sipas qejfit.

    • Pssssssst !

      Te lutem mos e tut Bedri ISLAMIN zoteri, se edhe diten e Bajramit, ne vend qe te zhytet i teri me koke mbi tiganin e hallves dhe tepsine e bakllavase se vet, eshte duke kerkuar mizat e kalit ke tepsia e tjetrit.

      Me taktiken.”Sulmi eshte mbrojtja me e mire” kerkon te justifikoje maredheniet jo dhe aq te mira me kosovaret. Sikur ja kane ata fajin qe u harruan gjate gjithe ketyre kater viteve.

      Po ben pak a shume rolin e qirokastritit HOXHA, i cili sa here ndjehej ngushte fillonte dhe kerkonte shkaktaret ke “armiqte imagjianare”. Nuk ngopej me te brendshem, por i turrej dhe atyre te jashtem duke filluar me “armiqte” anglo-amerikane, ata jugosllave, ata kineze, deri sa mbeti bythezbuluar

      Kthehu me kembe ne toke Bedri se po na dukesh tamam s Nacktschnecke (kermilli pa guacke)

  • Komplimente Z.Islami…nje analize koncize e maredhenieve mes shqiptareve dhe e figurave te pista qe qarkullojne mes tyre…per fat te keq kemi jo pak te tilla…

  • Vazhdon ta kete te pamundur,´´gazetari´´ islami te clirohet nga zhgualli i formimit te tij islamist-komunist.
    Nen kete ngarkese,qe ja corienton drejtimin dhe te turbullon shikimin,ai qendron ne opozite me profesionin e tij,ate te nje gazetari demokrat,qe duhet te jete i paanshem ne vezhgimin dhe prononcimin e vet. .
    Megjithse eshte keshilltar i Thacit,cuditerisht Islami,nuk ka shkruar asgje per zgjedhjet e parakoheshme ne Kosove dhe kur shkruan mbi nje muaj e ca me pare,pershkruan ndodhira pa analize(!) dhe ne te njejten kohe kritikon politiken shqiptare,qe i ka lene jashte vemendjes ato!!!
    Perse heshti islami,kur shefi i tij i vuri brylin presidentes se paaneshme dhe properendimore Jahjaages dhe vazhdoi marshimin me tej,per te rrezuar qeverine dhe per ta zevendesuar ate,me titullar nga koha e luftes,pamvaresisht sic thote dhe islami vet,kjo renie qeverie binte ndesh me pozicionin e vet perendimoreve.
    A mos eshte e gjitha kjo Islami,nje manover,perfundimtare kapje gjithepushteti, per t´ju shmangur trupit gjykues te organizuar nga perendimi?
    Mbas gjithe ketyre viteve te pasukseseshme,ne treguesit kryesore te funksionimit te shtetit,Kosova duhet te vazhdoje te drejtohet nga te njejtet emra,identiket e Saliut dhe te metes shqiptar,a thua se aty mungon fare inteligjenca qytetare me profil perendimor dhe me shpirt patriot.
    Mendoj,se eshte pozicion juaj,qe ju ngarkon detyrimin te dilni dhe te shkruani per gjitha keto,qe kane te bejne me te sotmen dhe te ardhmen e mbare te Kosoves.
    Ndryshe,do te mjaftohemi me ate qe thosh dikur Lekont de Lil:
    Elefantit nuk duhet ti zemerohesh,per hunden e madhe qe ka..
    Pra eshte ajo qe e shpreha qysh ne fillim.

    • A mos eshte e gjitha kjo Islami,nje manover,perfundimtare kapje gjithepushteti, per t´ju shmangur trupit gjykues te organizuar nga perendimi?

      Pyetje retorike me kuptimplote s’behet, i nderuar Vasil.

      Si per te perforcuar mendimin tend, po te sjell nje permbledhje e shkurter e nje artikulli te nje gazete prestigjoze gjermane, te cilen… die “Nacktschnecke” mit sehr hoher Wahrscheinlichkeit gelesen, aber nicht nach seinem Geschmack gapasst hat.

      ***

      Prej shume kohesh, BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perendimor jane munduar te afrohen me njeri-tjetrin. Mali i Zi dhe Serbia jane tashme ne negociata konkrete. Per BE-ne, veçanerisht e rendesishme eshte zbatimi i reformave demokratike dhe kushtetuese. Por udheheqes autoritare ne rajon nuk po e marrin Brukselin me seriozisht. Ata po flirtojne me Rusine dhe Turqine.

      BE-ja nga ana e saj prej kohesh nuk po kembengul me per parime. Ajo ka nevoje per partnere politike dhe garantuesit e stabilitetit.

      Per ekspertet, prirja e tyre eshte e rrezikshme !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *