Kryetari i Komisionit Qendrro të Zgjedhjeve, Klement Zguri takoi sot Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë të Shtetit Haki Çako.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi masat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Kryetari i KQZ-së, Zguri u njoh me Programin e Menaxhimit të shërbimeve të Policisë së Shtetit, dhe u shpreh se qëllimi i përbashkët është realizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme, transparente dhe të gjithëpranuara.
“Ju falënderoj për mbarëvajtjen e të gjithë punës suaj, për informacionin e dhënë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, për programin që ju keni hartuar në funksion të masave të sigurisë të ndërmarra për qendrat e votimit deri sa të fillojë votimi, në vendin e numërimit të votave dhe deri në dorëzimin e materialeve në KQZ dhe të shpalljes së rezultateve. Nëse në vende të tjera, ku kam qenë duke vëzhguar zgjedhjet, e quanin festa e zgjedhjeve, këtu, për hir të së vërtetës, është sfidë, mënyra se si sillen partitë politike, individë të caktuar, interesat, kandidatët. Por shpresojmë që do ia dalim bashkërisht, për tu mundësuar qytetarëve të votojnë të lirë dhe të qetë”, tha . Zguri gjatë vizitës që zhvilloi me Çakon tek Grupi i Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, i ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor nga Policia a Shtetit.
Nga ana e tij, Çako tha se përsa i përket procesit zgjedhor, detyrat e policisë janë në funksion dhe në mbështetje të KQZ dhe se interesi madhor i dy institucioneve, është për të bërë të mundur shqiptarëve një votim në shprehje të vullnetit të lirë, të drejtpërdrejt dhe të pacensuruar nga asnjë lloj rrethane

