Dhunohet dhe kërcënohet 24-vjeçari në Kavajë: Pas zgjedhjeve do të kesh probleme

Gazeta Dita

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kavajës, pas denoncimit të një 24-vjeçari, i cili pretendon se dy persona e kanë qëlluar dhe më pas kërcënuar.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit A.S 59 vjeç dhe B.Xh 30 vjeç të dy nga Kavaja.

“Për këta shtetas ka bërë kallzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai ka kallzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur shtetasit e sipër përmendur. Sipas tij, shtetasi A. S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme”, sqaron policia.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise Prane Gjykates te Shkalles se Pare Kavaje, per  vepren penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj  pjesmarresve ne zgjedhje parashikaur nga neni  329/2 I Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *