Ylli Manjani: Edi Rama i bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir

Dita

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me deklaratën e Edi Ramës për blerjen e zgjedhjeve në Sarandë. Fillimisht ishte LSI-ja e Sarandës që denoncoi një makinë që blinte vota. Por Edi Rama, informoi median se makina nuk ishte e një aktivisti të PS, por e Ilir Hysit të LSI.

Nga verifikimet rezultoi se vërtetë makina ishte në pronësi të Ilir Hysit, por jo Ilir Hysit të LSI-së por një personi më të njëjtin emër që e kish dhënë me qera tek Jani Bregasi. Jani Bregasi është një aktivist i PS që punon me kandidatin e PS-së në Vlorë, Alket Hyseni. Pra, rezultoi se Edi Rama tentoi të manipulonte opinionin duke u nisur nga ngjashmëria e emra.

Për këtë lajm të rremë të shpërndarë nga vetë Kryeministri ka reaguar Ylli Manjani. “Kështu ndodh kur Kryeministri braktis detyrën! I bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir! “Mrekullia Kushtetuese” nuk i ka punët mirë, jo!”,- shkruan në Facebook, Manjani.

Share This Article
3 Comments
  • Dita na je kethyer ne nje ortake e lsi ne konkurimeme Kohen e N. Lesit kush e kush ta mbroje me shume kete bande kriminale dhe hajdute. Dhe duke nxjere here pas here kete motren koke zbathur. Edhe sikur te pjerdhin keta maskarenj dhe banda e tyre lsi per ju eshte lajm. Vazhdoni se e ndimoni me keto veprime popullin e Shqiperine kur te gjithe e dine se cfare felliqesirash jane keta sado qe te mundoheni ju ti mbroni e ti pastroni prape grope e zeze do mbetet.

  • Bo boooo edhe kesaj radhe ja hodhi Iliri nepermjet avokatit Manjakllekut. Si ore Ylli me trecepa paska qene koiçidence emri dhe mbiemri?! Jeni bere te pa fytyre fare.

  • Bravo ivan je I modh, keta jan nikoll leshi dhe fari balliu, keta me gazeten e tyre po I bojn tifo krimineleve, gazet pler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *