Prefekti i Kukësit kallëzohet në Prokurori, tentoi të blinte vota brenda në zyrë. Demiraj: Pezullojeni

Gazeta Dita

Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë. Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.

Gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka propozuar Këshillit të Ministrave pezullimin nga detyra të prefekti të qarkut Kukësit, Liman Morina deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *