Në Qershorin e vitit 2007 në revistën “Urology Times” u prezantua një studim i kryer me 12.563 njerëz, në 27 vende të botës.
Gjysma e të anketuarve ishin nën moshën dyzetë vjeç.
Ajo që habit në këtë studim është ky fakt:
- Një në çdo dy burra tregoi se nuk ishte i aftë që, natyralisht, ta mbante ereksionin për aq kohë sa të kënaqte partneren e tij gjatë aktit seksual.
Shikoni edhe këto statistika:
- Një në çdo tre burra të martuar ndjehet i frustruar seksualisht
- Një në çdo katër gra të martuara, nuk e arrin dot kënaqësisë seksuale në nivelin që dëshiron
Pse ndodh kështu?
Seksi është një eksperiencë natyrale e domosdoshme. Trupi ynë ka nevojë biologjike për t’u çliruar seksualisht, pavarësisht, nëse ne e aprovojmë ose jo këtë çlirim me ndërgjegjen tonë.
Kur nuk bashkëpunojmë me kërkesat biologjike të trupit, pasojat do të jenë negative.
Konfliktet dhe vështirësitë midis mendjes dhe trupit që lindin në këto raste krijojnë probleme shëndetësore.
Studiuesit, me fakte kanë treguar, se mendimet, sjelljet, bindjet dhe emocionet, influencojnë direkt (në nivel biokimik dhe celular) në trurin dhe në pjesët e tjera të trupit tonë.
Është fakt i njohur që truri ynë, nëpërmjet mendimeve të ndërgjegjshme negative ose pozitive dhe gjendjeve subkonshiente të pandërgjegjshme, kontrollon funksionimin e qelizave tona, veçanërisht, qelizave imune, që përcaktojnë gjendjen e shëndetit.
Në të njëjtën mënyrë influencon mbi trurin tonë edhe jeta seksuale.
Sekretimi i hormoneve seksuale, tek burrat dhe tek gratë, janë mënyra e vetme me të cilën ne komunikojmë me njëri-tjetrin në nivelin e mendimit subkonshient.
Përpjekja për ta ndrydhur këtë aktivitet biologjik normal, krijon frikëra dhe anormalitete.
b.m. / dita

O doktor, a e mban mend këngën e Adriano Çelentanos ….”chi non lavora non fa l’amore, questo mi ha detto….a mia moglie…etc, etc….
Nu dr.thoni drejt port Shum njerz Jane te pa mortuary gra apo burra.ata Ku do ti realizojn ketp relate Shum gra ngalin Veja dhe I qendrojn besnik burrit te vdekur duh.et bejne seeks? per hire te shendetit tyre