Edhe një nuse me fustan të bardhë në qendrën e votimit

DITA Online

 

Ndërkohë që votimi ka edhe disa orë deri në orën zyrtare të mbylljes, 17.00, ҫuditë që vijnë nga qendrat e votimit janë nga të gjitha llojet.

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale vjen nga një qendër votimi në Fier, ku nusja, e veshur me fustanin e bardhë, edhe pse në ditën e saj më të rëndësishme, nuk harron as të ushtrojë detyrën si qytetare.

 E shoqëruar nga të afërmit, që edhe e ndihmojnë me fustanin, nusja është futur në qendrën e votimit dhe pasi ka ushtruar të drejtën e votës, është përcjellë me duartrokitje për në ceremoninë e martesës nga të gjithë të pranishmit.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *