Fjala e Ilir Metës nga qyteti i Shëngjinit ku u plagos një militant i LSI para një qendre votimi nga disa pjesëtarë të botës së krimit dhe ku Meta theksoi se janë bandat e Edi Ramës në Lezhë, u tha në një televizion kombëtar se “ka urdhër nga KQZ që të mos transmetohet”.
Madje u shtua se nga urdhëri i KQZ, asnjë televizion nuk e transmetoi dhe nuk do ta transmetoj fjalën e Ilir Metës nga Shëngjini ku akuzoi Edi Ramën si kryesandist dhe si njeri që drejton krimin.
Redaksia e “Koha Jone” kontaktoi direkt zotin Klement Zguri i cili tha shprehimisht se “ky është një mashtrim, pasi unë dhe as KQZ nuk ka thënë, as dhënë dhe nuk kanë vendosur që fjala e Presidentit të zgjedhur zotit Ilir Meta të mos transmetohet. E përsëris është një mashtrim. Fjala e Zotit Meta duhet transmetuar, natyrisht që mbetet vendim i televizionit. Por KQZ nuk ka disktuar, nuk marrë asnjë vendim apo njoftim për këtë që është përhapur në mënyrë të gënjështërt në media”- tha Klement Zguri.
Pas këtij sqarimi zyrtar të kryetarit të KQZ pyetja publike mbetet: kush ua dha urdhërin televizioneve për të mos e transmetuar fjalën e Ilir Metës direkt apo edhe më vonë në lajme? KQZ si i vetmi institucion zyrtar sipas Kodit Zgjedhor që ka kompetencë kushtetuese mbi televizionet nuk e ka dhënë urdhërin, atëherë kush foli dhe diktoi televizionet?
Mos e ka dhënë urdhërin Edi Rama?
Pas prononcimit të Klement Zgurit mbetet që televizionet kombëtare dhe ato lokale ta transmetojnë fjalën e Ilir Metës. Në të kundërt pushteti i katërt në Shqipëri ka mbetur nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv. Ndërkohë fjala e Ilir Metës, e cila nuk transmetohet nga televizionet, po thyen rrjetet sociale. Fjala e Ilir Metës në rrjetet sociale është kthyer në hit, edhe nga mos transmetimi i televizioneve të udheruara nga kryeministri./Koha Jone

Z. Zguri gjithmone i njeanshem dhe jo profesionist.
Per fjalen e Metes, dhe eskortat e tij z Zguri, mjaftojne e teprojne rrjetet sociale, dhe komentet qe e shoqerojne.
Po ,doja te pyes zoterine , kryetarin e KQZ-se, Meta foli si President apo si kryetar I LSI-se.
Hajde kryetar , hajde!
Po nuk eshte akoma President, a derezi! E ka deklaruar vete, mgjse ti duhet ta dish vete kete gje!