Votoi dy herë, shoqërohet në polici komisioneri i LSI-së në Korçë

Gazeta Dita

Komisioneri i LSI-së në një qendër votimi në Korçë është shoqëruar në polici. ‘News24’ raporton se Andimiano Ravolli, komisioner në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barc të Bashkisë Korçë rezulton se ka votuar dy herë.

Burimet pohuan se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë ne qendrën ku ishte i regjistruar në listë. Sakaq, ai po merret aktualisht në pyetje në polici. Ndërkohë lidhur me këtë rast po hetohen edhe komisionerë të tjerë të kësaj qendre votimi, pasi Ravollit nuk i ishte vendosur shenja në gisht.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *