Peleshi: Askush të mos guxojë të cënojë zgjedhjet, i marrë ai që e bën

Gazeta Dita

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Korçës, Niko Peleshi, ka apeluar të gjitha forcat politike që të mos guxojnë të cenojnë procesin zgjedhor.

Peleshi tha se institucionet do të veprojnë për çdo të marrë apo të çmendur që do të vërë dorë mbi procesin.

Peleshi: Me sa duket edhe kjo finale do të mbyllet mirë. Askush nuk duhet të guxojë dhe është i marrë ai që guxon të cenojë këtë proces. Sot më shumë se kurrë ligji vepron edhe mbi bazë të një marrëveshje politike, kështu që jam i sigurt që institucionet do të veprojnë për çdo të marrë apo të çmendur që do të vërë dorë mbi procesin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *