I zgjedhur si Lojtari më i Mirë i Ndeshjes për të tretën herë radhazi në ndeshjet e Kupës së Konfederatës, Cristiano Ronaldo zgjodhi që këtë herë trofeun personal t’ja japë shokut të ekipit Bernardo Silva. I cili bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Zelandës së Re.
Siç zbulohet nga Federata Portugeze e Futbollit, kapiteni i dorëzoi trofeun bashkëkombësit të tij i cili sezonin që vjen do të luajë te Manchester City.
Si Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva shënoi një nga golat e fitores ndaj Zelandës së Re, por duhet të dilte nga fusha para kohe për shkak të një dëmtimi në kavilje.
