Kur na ndajnë vetëm 30 minuta nga orari zyrtar i votimeve raportohet për një incident në një qendër votimi në Uznovë të Beratit.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda qendrës së votimit, ndërsa njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë, siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.
Gazetarja Eneda Petova bën me dije për BalkanWeb se ky personi i gjakosur në fytyrë është shtetasi Edmond Hoxha dhe mësohet të jetë qëlluar nga një polic.
