Pjesëmarrja e ulët në votime po shikohet jo me pak shqetësim nga klasa politike. P
ër të disatën herë me rradhë, kryeministri Rama ka apeluar në fb për pjesmarrje në votime duke u adresuar thirrje të personalizuar për secilin qark dhe zonë zgjedhore.
Pas kreut të PS, edhe kryetari i LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime. Vasili thekson se kjo e drejtë vjen një herë në katër vjet.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, shkruan Vasili.
