Inzaghi refuzon Shqipërinë

Ornela

Pippo Inzaghi nuk do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Edhe pse italiani ishte i preferuari i presidentit Armand Duka, duket se mes palëve nuk ka asnjë akord dhe “Super Pipo” mësohet se ka refuzuar të marrë drejtimin e kuqezinjve.

“Sportitalia”, shkruan se Inzaghi nuk ka ndërmend të largohet nga Venecia, ekip të cilin e riktheu në Serinë B pas plot 12 vitesh pritje dhe qëndrimi në Lega Pro.

Raportohet se ai as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja.

Edhe pse të ish-trajneri i Milanit u kontaktua për të qenë ai pasuesi i De Biasit, duket se gjërat nuk kanë shkuar në rrugën e duhur dhe FSHF duhet të mendojë për një trajner tjetër për t’i besuar Kombëtaren tashmë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *