Xhelal Mziu: Ja kush e ka fajin për rezultatin e zgjedhjeve

Gazeta Dita

KZAZ 47 në qarkun e Tiranës, që i përket Bashkisë së Kamzës po shkon drejt mbylljes, pasi kanë mbetur edhe vetëm 2 kuti për tu numëruar.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shpallur tashmë fitoren në këtë zonë, duke thënë se “Jemi 6% më shumë se koalicioni qeverisës”.

Ai shtoi se: “Janë edhe dy kuti për tu numëruar. Unë e konsideroj një arritje të Kamzës, këtë rezultat, pasi nuk duhet të përjashtojmë rolin që ka luajtur koalicioni qeverisës, që kanë përdorur arsimin, OSHEE dhe legalizimet”,- tha Mziu, raporton BalkanWeb.

Duke u mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të forcës që ai përfaqëson, Partisë Demokratike, Mziu shton se humbjen e PD-së e ka sjellë kanalizimi i vendit.

“Ngelem shpresëplotë se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrumente të tjerë shtrëngues. Duke marrë shkasë nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent kam parë që vota është tjetërsuar”,- tha Mziu, siç raporton BalkanWeb.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kuptova mirë se kush e kishte fajin.
    Kanalizimi apo kanabizimi?
    Duke ditur se Mziu ka nja 3 a 4 doktorratura ka të drejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *