Numri i golave të sulmuesit Cristiano Ronaldo ndryshon nga dita në ditë, aq sa duket sikur ai nuk ndalet së luajturi futboll. Ylli i Real Madridit shfrytëzon çdo shans, sado të vogël, për të shënjestruar rrjetën. Ai thjesht ka lindur për të provuar, provuar, provuar dhe provuar, pa kushte, pa u dorëzuar, gjithnjë me motivimin karakteristik, si forca e tij kryesore.
Ndërkohë, në karrierën e tij ka pasur plot raste, kur topi thjesht s’ka dashur të hyjë në portë. Kjo, kur i ndodh edhe portugezit, është një dëshmi e dukshme se edhe ai është njeri.
https://youtu.be/ayZMdwgww-E
