Në Qarkun e Elbasanit po vijon me shpejtësi numërimi i votave, ndërsa procesi është mbyllur në një prej rajoneve të tij, atë të Librazhdit.
Nga 547 kuti gjithsej, sipas KQZ-së janë numëruar 407 kuti. Nga rezultatet e fundit, Partia Socialiste siguron 7 mandate në këtë qark, ndërsa PD siguron tre mandate.
Katër mandatet e tjera ndahen midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PDIU-së, me nga dy secila.
Nga 61 kutitë e numëruara në Librazhd, Partia Socialiste ka fituar bindshëm, duke marrë 64.37 % të votave, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm 17.47 për qind të votave.
PDIU renditet e treta me 9.25 për qind, ndërsa LSI renditet e katërta me 7.20 %. Në qarkun e Elbasanit përfshihet Librazhdi, Përrenjasi, Gramshi, Cërriku, Peqini dhe Belshi

Kur te formohet partia copejve,cfare do ti mbetet PD ne Elbasan?