Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo, lirohet me kusht nga burgu. Sipas avokatit të tij, të burgosurit iu konstatua një kancer i pashërueshëm në mëlçi.
Shnag Baojun tha për agjencinë gjermane të shtypit në Pekin, se 61-vjeçari është sjellë nga burgu në spitalin e Shenyang të provincës Liaoning, për të marrë trajtimet mjekësore.
Aktivisti për të drejtat civile u dënua në vitin 2009 me akuzën “cenim i pushtetit shtetëror” me njëmbëdhjetë vite burg.
Në vitin 2010 ai mori Çmimin Nobel për Paqe. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, karrigia e tij ishte e zbrazur. Gruaja e tij Liu Xia qysh atëherë mbahet në arrest shtëpie në Pekin.
Liu Xiaobo ishte kryetar nderi dhe bashkë-autor i “Kartës 08” ku 300 Intelektualë bën thirrje për reforma demokratike, organizuar nga Klubi Pen. Studiuesi i Letërsisë ka qenë i burgosur disa herë edhe pas lëvizjes së përgjakshme demokratike në vitin 1989 në Pekin.
