Kush rrezikon më tepër nga sëmundjet e zemrës

Ornela

 

Sëmundjet e zemrës prekin të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është më e shprehur në moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.

Kohët e fundit i janë shtuar listës së të prekurve nga sëmundjet e zemrës edhe moshat më të reja.

Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ato takohen që në fëmijëri, por këto patologji janë asimptomatike në moshë të vogël, duke çuar në mosdiagnostikim të tyre.

Këto të fundit të lëna pa kurim, për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën.

Trajtimet mjekësore, ndikojnë pozitivisht në pjesën e madhe të rasteve të evidentuara me ndërlikime të zemrës. Trajtimi konsiderohet shpëtimi më i madh për të sëmurët kardiak.

Një trajtim sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të përcaktohet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes.

Gjithashtu, kërkohet një bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit, pasi vetëm në këtë formë mund të sjellë rezultatet e duhura dhe pozitive në shmangien e sëmundjeve kardiake.

Kujdes duhet të bëhet edhe me stilin e jetesës, regjimin ushqimor, duke shkuar drejt një diete të shëndetshme me më pak yndyra të rënda, kripë si dhe shtim të frutave dhe perimeve.

Sipas ekspertëve të QSUT-së, ndjekja e një diete të shëndetshme luan rol vendimtar në parandalimin e shumë sëmundjeve, ndërmjet tyre dhe ato të zemrës.

Duke vënë theksin tek mbajtja nën kontroll e faktorëve që shtojnë riskun për sëmundjet kardiovaskulare bluzat e bardha rekomandojnë se për të reduktuar mundësitë për sëmundje të zemrës, pacienti duhet të:

Të pakësojë marrjen e tepruar të kalorive në pajtim me masën e tij trupore që synohet dhe aktivitetin që kryen duke u përpjekur të mbajë një peshë konstante trupore, të përpiqet të marrë gjatë ditës rreth 5 porcione zarzavatesh e frutash, të përdorë mish jo të dhjamosur të alternuar me peshk dhe pulë, të minimizojë marrjen e kripës së gjellës, (deri në 6 gram në ditë,nëse është hipertonik), të reduktojë sasinë e sheqerit, nëse ka probleme me trigliceridet, të kufizojë sasinë ditore të yndyrave, të shtojë përdorimin e drithërave. Nuk duhet të neglizhohet as kryerja e aktiviteteve fizike.

Por, që të gjitha këto është mirë të ndiqen sipas rekomandimeve të lëshuara nga mjekët specialistë.

 

Share This Article
1 Comment
  • Zemra kerkon me shum magnezum e l carnitin min 500mg deri 1000ne dit dhe gjak te holluar qe duhet te perdorin opc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *