FOTO/Poster ‘Basha ik’ në murin e selisë së PD

Ornela

Një poster “Basha ik” është vendosur dje në mbrëmje në murin kryesor, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi që çon një mesazh të drejtpërdrejt dhe të fortë te kryetari i PD.

Simpatizantët e PD janë mjaft të irrituar me këtë humbje dërrmuese të PD e cila ka prekur kufirin e 43 mandateve, si asnjëherë më parë në histori.

Përveç militantëve të thjeshtë, rebelim kundër Lulzim Bashës kanë shprehur edhe të larguarit nga PD si Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Endira Bushati, Leonard Olli, Kreshnik Çollaku, etj.

Ndërsa ende nuk janë shprehur disa prej figurave të forta në PD si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu apo dhe Astrit Patozi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *