U-20, Egjipti shpartallon Kosovën

anazapta

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës pësoi një disfatë të thellë në takimin e dytë dhe të fundit të Valais Cup përballë Egjiptit, kampiones në fuqi të Afrikës. Skuadra që drejtohet nga Rafet Prekazi u mposht thellë 8-0, duke u shfaqur me një nivel shumë të dobët krahasuar me sfidën e parë ndaj Ganës, të cilën e humbën me penallti. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për afrikanët, ndërsa e dyta ishte katastrofë  vërtetë, me gjashtë gola të tjerë të pësuar. Në analizën pas ndeshjes, trajneri Prekazi ia faturoi humbjen e thellë veprimeve të gabuara individuale të futbollistëve, që e kishin mendjen për të rënë në sy të menaxherëve dhe jo të bënin lojë skuadre.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *